Categories
Lajme FRI

Tiago mund Italinë, Spanja kampione e Evropës U-21

Spanja është kampione e Evropës U-21 pas fitores 4-2 ndaj Italisë në finalen e luajtur në “Tedi Stadium” të Jerusalemit.
Vendimtare në suksesin e spanjollëve ishte tripleta e Tiago Alkantarës në pjesën e parë (6’, 32’, 38’-p), ndërsa Isko po me penallti plotësoi “pokerin” në të 66-ën.
Për Italinë nuk mjaftuan golat e Imobiles dhe Borinit në minutat 10’ dhe 80’.
Ky është titulli i dytë radhazi për ekipin e drejtuar nga Julen Lopetegui, i katërti në histori. Është pikërisht Italia ajo që mban rekordin e trofeve të fituar në këtë garë, me pesë të tillë.
Me katër gola dhe një asist, spanjolli Alvaro Morata meritoi “Këpucën e Artë” si shënuesi më i mirë i turneut.
Ndërkaq, Spanja vazhdon diktatin e vet në futboll. Që nga viti 2008 iberikët kanë fituar 1 Kupë Bote, 2 Evropianë, 2 Evropianë U-21 dhe 2 Evropianë U-19.
/Start/
 
 
 

Italy U21 2-4 Spain U21 Footyroom.com von Futbol2101

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version