Kanali Britanik Channel 4 ka bërë një mini dokumentar që tregon vuajtjet e myslimanëve Rohingya, si brenda vendit në Mianmar, ashtu edhe jashtë vendit, ku trajtohen si refugjatë.
Dokumentari tregon se si ata mbahen në burgje të ngushta, të cilat u ngjajnë kafazeve, dhe se aty strehohen nga 200 persona, përderisa ka hapësirë për jo me shumë se 20 të tillë.
Incizimi i këtyre pamjeve është bëre fshehurazi në një kamp në Tajlandë, ku ata ishin dëbuar nga qeveria budiste e Mianmarit.