Categories
Lajme FRI

TRAGJEDI – Tetovë, babai vret vajzën dhe pastaj vetëvritet

 Një vrasje dhe një vetëvrasje ka ndodhur sonte rreth orës 19.00 në lagjen Reçicë e Vogël në Tetovë.

 
Sipas policisë, bëhet fjalë për 51 vjeçarin me inicialet Q.B, i cili vrau vajzën e tij 27 vjeçare me inicialet R.B, ndërsa më pas është vetëvrarë.
Policia bëri të ditur se viktimat dhe familja e tyre po jetonin jashtë vendit. Vajza e vrarë disa ditë më parë kishte ardhur në Tetovë, ndërsa sipas burimeve jozyrtare theksohet se arsyeja e vrasjes ishte se babai nuk pajtohej me lidhjen e dashurisë të vajzës së tij me një djalë tetovar. Babai kishte insistuar që vajza e tij të ndërpres lidhjen e saj, por fundi ka qenë fatal për këtë familje.
Siç bëhet e ditur, vrasja është kryer me pistoletën e babait, i cili e posedonte ate me leje./ina/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version