Ish futbollist ndërkombëtar i Francës tashmë trajner i futbollit, François Bracci konvertohet në fenë islame.

Bracci, i cili aktualisht është trajner i klubit ‘Laghouat Club’ në Ligën e Parë algjeriane, ditë më parë zyrtarizoi konvertimin e tij në fenë Islame, raportoi të dielën website reflexiondz.
Që nga viti 2003, Bracci ka stërvitur ekipet e futbollit në disa shtete të Afrikës Veriore, në Marok, Tunizi dhe Algjeri.
63 vjeçari François Bracci, thotë se e ka studiuar gjerësisht fenë Islame dhe mësimet e tij gjatë këtyre viteve në tri shtete muslimane dhe më pas e ka përqafuar Islamin.