Të premten në mbrëmje në kuadër të fushatës “Studenti, fuqi ndryshimi”, në Sllatinë u mbajt tribunë të organizuar nga ana e FRI-së nëndega në Sllatinë.
Ligjërues në këtë tribunë ishte Hasan Baftijari i cili në mënyrë të shkëlqyer iu qas temës “Vetëperceptimi i muslimanit dhe misionit të tij nën hijen e Kur’anit Famëlartë”
Ligjërata në fjalë zgjoi interesim të madh tek të pranishmit që pasi me pyetjet e shumta drejtuar ligjëruesit për temën në fjalë.
Përndryshe fushata do të ngërthej në vete disa aktivitete të ndryshme që do të realizohen në ditët në vijim.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam