Dr. Jusuf el-Kardavi
Besimi e obligon çdo besimtar që ta merr fenë komplete dhe mos mohojë diçka bazike dhe të prerë në fenë e tij, ngase atëherë do të jetë i dalë prej feje sikur që del shigjeta prej harkut.
Kur’ani i qortoi Beni Israilët për atë që besonin një pjesë të librit dhe e mohonin një pjesë. Kur’ani i përbuzi dhe u kritikoi ashpër pse marrin nga libri që u erdhi nga Allahu vetëm disa pjesë, gjegjësisht atë që u konvenonte, ndërkaq i shmangeshin asaj që nuk u konvenonte. Me këtë, ata e dirigjonin dhe vendosnin për fenë, e jo feja të vendos dhe ta dirigjojë jetën dhe veprimtarinë e tyre. Allahu i Madhërishëm ka thënë:<<A e besoni një pjesë të librit, e tjetrën e mohoni. Ç’mund të jetë ndëshkimi ndaj atij që punon ashtu prej jush, pos poshtërim në jetën e kësaj bote, e në ditën e gjykimit ata hidhen në dënimin më të ashpër. Allahu nuk është i pakujdesshëm ndaj asaj që veproni ju(85) Të tillë janë ata, që e vlerësuan jetën e kësaj bote mbi botën tjetër, andaj atyre as nuk do t’u lehtësohet dënimi, e as që do të ndihmohen ata(86)>>.[1]
Bazuar në këtë, nëse një musliman e mohon një ajet të Kur’anit fisnik, apo një sure të shkurtër, fjala vjen si:Sureja El-Ihlas, El-Asër, El-Keuther, apo ndonji tjetër, ai do të jetë mosbesimtar i dalë prej feje, Allahu na ruajt nga kjo. Po bile nëse e mohon edhe vetëm një dispozitë nga dispozitat e prera të Islamit, që njihen domosdo në fe, do të ishte mosbesimtar i dalë prej feje.
prej arabishtes: Bashkim Aliu