Mbrëmë në Tetovë është organizuar tribunë me ish deputetin dhe profesorin turk Shevki Jillmaz, nga ana e Forumit Rinor Islam.
Ai para një numri të madh të pranishmëve foli për rolin e fesë në zgjidhjen e problemeve bashkëkohore duke dhënë shembuj konkret se si feja ka ndikuar në zgjidhjen e një numri të madh të problemeve që gjenezën e kanë te feja.
“Çdo gjë ka një mjeshtër, dhe mjeshtri i njeriut është Zoti, prandaj edhe shërimi i qënies njerëzore është te Zoti” tha zotri Jëllmaz para të pranishmëve. Ai më tej foli për një sërë problemesh që ka politika bashkëkohore dhe se zgjidhja e tyre është te komunikimi dhe mirëkuptimi ndërmjetë palëve.
Shefki Jëllmaz ka qenë deputet në parlamentin turk në kohën e Necmedin Erbakan dhe është aktivist në shoqërinë civile.
Më shumë foto nga tribuna:
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam