UEFA ka publikuar renditjen e ekipeve më të mira në histori të futbollit. Dhe, në krye të saj gjendet Real Madrid, i ndjekur nga Bayern Munich dhe Barcelona.
Duke filluar nga viti 1955 deri më 2014, UEFA ka publikuar renditjen e ekipeve më të mira në histori të futbollit duke analizuar me kujdes shënime dhe informacione të ndryshme.
Konkurrenca është jashtëzakonisht e fortë. Por, në krye të renditjes gjendet aktualisht kampioni i Evropës, Real Madrid me total 512 pikë. Los Blancos në Evropë kanë luajtur 45 herë, në 377 ndeshje.
Skuadra ka dhjetë tituj të kampionit kontinental dhe golaverazh prej 422. Në pozitën e dytë është pesë herë kampioni i Evropës, Bayern Munich me 394 pikë, pas së cilit vjen Barcelona me 359, Manchester United me 344, dhe Milan me 314, që i kompletojnë pesë pozitat e para.