Sot në Stamboll u protestua kunder denimit me vdekje të 529 anëtarëve dhe perkrahesve të Vellazerise Myslimane. Këto protesta po mbahen në shenjë solidariteti me egjiptianët, të cilët po vuajnë nga shtypja e regjimit ushtarak.
Protestuesit turq kanë mbajtur protesta kundër grushtit të shtetit në Egjipt kundër ekzekutimeve me vdekje duke i kërkuar autoriteteve që të anulojnë vendimin.
Dënimi ndaj 529 personave erdhi nga një vendim i njëanshëm i gjykatës së lartë në Kajro, ndërsa ky hap është kritikuar nga bashkësia ndërkombëtare.
Shumë gra e burra nga Stambolli kanë marrë pjesë në protesta në shenjë të solidariteti human dhe politik. Parullat gjithashtu shprehin kërkesë për largimin e ish gjeneralit Abdel Fatah al Sisi, i ka kandiduar për president.
Kërkesa për anulimin e vendimit për dënim me vdekje ndaj 529 egjiptianëve përkrahet edhe nga forcat poltike turke. Një deklaratë e përbashkët është firmosur nga përfaqësuesit e të gjitha partive të pranishme në parlamentin e Turqisë. Turqia ka qenë dhe mbetet ndër përkrahësit më të mëdhenj të legjitimitetit të presidentit egjiptian Muhamed Mursi, i cili u largua me dhunë nga ushtria. /mesazhi/
EDITOR
11 years ago
previous article
Këto janë xhamitë më të njohura në Ballkan (Foto)
next article
Ia ktheu portofolin e gjetur dhe i shtoi para
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago