Një shpirtmirë kishte gjetur një portofol dhe atë jo vetëm ia kishte kthyer pronarit, por edhe i kishte shtuar para. Siç shkruan Huffington Post, nxënësi i shkollës së mesme nga Florida, Kristian Rejs kishte humbur portofolin në stadiumin e bejzbollit gjatë ndeshjes ndërmjet Marlinsit dhe Rokisit.
Bëmirësi e kishte gjetur pronarin në bazë të fletëhyrjes për student që ishte në portofol. Ai e kishte çuar atë në shkollën e Rejsit dhe ia kishte dorëzuar portierit. Më parë ai kishte shtuar edhe 20 dollarë dhe kishte lënë një porosi.
“E gjta mbrëmë pas ndeshjes. Desha të bindem personalisht nëse do të kthehet portofoli. I kam shtuar 20 dollarë që të mësoni sa mirë është jetosh në këtë botë. Ma bëni një shërbim: kur t’u bie rasti, bëji tjetrit mirë. Shpresoj të jeni kënaqur me ndeshjen. Përpara Marlinsë!”, i ka shkruar gjetësi pronarit të portofolit dhe Rejsi është betuar se do ta zbatojë këshillën e tij.