Workshopet “Destinacioni Turqia”, që organizohen nga Instituti i Kërkimeve Shkencore dhe Teknologjike të Turqisë (TÜBİTAK) këtë vit realizohen në 3 rajone të ndryshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Njëri prej këtyre workshopëve ishte edhe ai që u organizua në Universitetin Hjustën të Teksasit.
Në workshop morën pjesë përfaqësues që kishin ardhur nga Turqia dhe shkencëtarët turq që jetojnë e punojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Autoritet e TÜBİTAK-ut, organizatorët e workshopit, thanë se Turqia po bëhet çdo ditë e më shumë një vend tërheqës për shkencëtarët.
Kurse shkencëtarët që punojnë në qendrat e Kërkim-Zhvillimit në Amerikë folën për kënaqësinë që ndjejnë për mundësitë që u ofrohen atyre në këtë vend.
Pjesëmarrësit pohuan se falë workshopit të organizuar nga TÜBİTAK-u janë thyer paragjykimet e mëparshme.
TÜBİTAK siguron një mbështetje materiale në sasi të konsiderueshme për shkencëtarët që mendojnë të rikthehen në Turqi.
Autoritetet e TÜBİTAK-ut nënvizojnë se ofrojnë bursa për shkencëtarët që marrin pjesë në punimet kërkimore, qoftë kjo edhe për një kohë të shkurtër. /trt/