Categories
Lajme

Turqia përgatitet për zgjedhjet e para presidenciale

Turqia po bëhet gati për zgjedhjet e para presidenciale të planifikuara për më 10 gusht, të cilat do t’u mundësojnë qytetarëve turq të zgjedhin presidentin e tyre me votim të drejtpërdrejtë.
Këto zgjedhje vinë pasi më shumë se dy të tretat e turqve votuan në një referendum kushtetues më 21 tetor 2007 për të zgjedhur presidentin me votim popullor në vend të zgjedhjes nga parlamenti, duke ulur mandatin presidencial nga shtatë në pesë vjet dhe lejimin e presidentit për të kandiduar për një mnadat të dytë.
Zgjedhjet duhet të mbahen brenda 60 ditëve para mbarimit të mandatit shtatë- vjeçar të Presidentit aktual të Turqisë, Abdullah Gyl, mandati i të cilit do të përfundojë më 28 gusht.
Raundi i parë i zgjedhjeve do të mbahet më 10 gusht dhe i dyti më 24 gusht.
Kandidati duke marrë 51 përqind të votave në raundin e parë do të zgjidhet direkt, por në qoftë se asnjë nga kandidatët nuk arrinë përqindjen e votave, votimi do të shkojë në balotazh.
Raundi i parë për votuesit jashtë Turqisë do të mbahet ndërmjet 31 korrikut dhe 3 gushtit, ndërsa nëse është i nevojshëm, një tjetër raund do të mbahet në mes të 17 dhe 20 gushtit./mesazhi/

Exit mobile version