Universiteti i Europës Juglindore si çdo herë deri më tash edhe në vitin akademik ofron bursa për studentët e rinjë që do të vendosin të regjistrohen në UEJL gjatë vitit akademik 2014-15. Bursat për këtë vitë akademik, mundësohen nga mjetet vetanake të UEJL-së si dhe grante nga donator ndërkombëtarë dhe komuniteti i biznesit vendor.
Programi i bursave meritore të UEJL-së (MBS)
Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) ofron një numër të konsiderueshëm të bursave meritore (MBS) për studentët në ciklin e parë të studimeve (studime deridiplomike) që do të regjistrohen me statusin studentë të rregullt në vitin akademik 2014/15.
Me këtë program UEJL do të akordojë 80 bursa trevjeçare për studime deridiplomike. Ky program ka për qëllim t’i përkrahë financiarisht studentët e ardhshëm që dëshirojnë të marrin dije profesionale dhe shkathtësi cilësore përmes vijimit të programeve studimore në UEJL.
Të drejtë aplikimi kanë nxënësit që janë në përfundim të shkollimit të mesëm katërvjeçar dhe që në 3 (tre) vitet e shkollimi të mesëm (viti I-rë, II-të dhe III-të) kanë treguar sukses të shkëlqyeshëm apo shumë të mirë. Gjithashtu të interesuarit që kanë përfunduar shkollimin e mesëm katërvjeçar dhe që në katër vite (viti I-rë, II-të, III-të dhe IV) kanë arritur sukses të shkëlqyeshëm apo shumë të mirë poashtu kanë të drejtë aplikimi.
Afati i aplikimit është deri me 23 prill 2014 dhe të interesuarit duhet të dorëzojnë: aplikacion të plotësuar për bursë meritore si dhe fotokopje të dëftesave për kryerjen e vitit të parë, të dytë dhe të tretë.
bursa23\
Testimi (data, koha dhe vendi)
Aplikantët për bursë meritore duhet ti nënshtrohet testimit që zhvillohet me 26. Prill 2014 (e shtunë) në kampusin e UEJL-së në Tetovë dhe në Shkup
Më shumë informacione për Bursat Meritore keni në linkun në vazhdim: http://www.seeu.edu.mk/sq/future-students/financial-aid/scholarships/merit-based
 
Programi HESP (Higher Education Support Program)
Universiteti i Evropës Juglindore në bashkëpunim me Fondacionin Shoqëri e Hapur OSF (Open Society Foundation) përmes Programit për përkrahje të arsimit të lartë HESP (Higher Education Support Program, London) u ofron studentëve bursë që mbulon deri më 80% të pagesës së shkollimit. Në raste të veçanta mund të përfshijë edhe pjesë të akomodimit apo të transportit për studentë që vijnë jashtë rajonit të Tetovës.
Qëllimi i këtij programi është që t’u mundësojë studentëve përkrahje financiare, pa të cilën nuk do të kishin mundur të studiojnë në UEJL. Prandaj, në akordimin e ndihmës financiare të HESP-it do të merret parasysh gjendja sociale dhe ekonomike e studentit, por edhe suksesi i mëparshme në shkollimin e mesëm.
NUMRI DHE ALOKIMI I BURSAVE HESP
Përmes programit HESP, UEJL do të akordohen rreth 50 bursa. Bursat e HESP-it janë jepen për një periudhë 3 (tre) vjeçare. Të drejtë aplikimi në këtë fond bursash kanë kandidatët me shtetësi të Maqedonisë që në vitin akademik 2014/15 do të regjistrohen si studentë të rregullt në ciklin deridiplomik në njërin nga programet studimore që ofrohen në këto fakultete:
*Fakulteti i Administrimit Publik dhe Shkencat Politike – rreth 25 bursa
*Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit – rreth 25 bursa
MËNYRA E APLIKIMIT DHE AFATI I APLIKIMIT
Të interesuarit më së voni deri me 12 shtator 2014 duhet të dorëzojnë: aplikacion të plotësuar për bursë të HESP-it, dokumentacioni i nevojshëm (i shënuar në faqen e fundit të formularit për aplikim) për dëshmi të gjendjes sociale dhe ekonomike të studentit.
Më shumë informacione për Bursat financiare që ofron nga HESP dhe UEJL keni në linkun në vazhdim:  http://www.seeu.edu.mk/sq/future-students/financial-aid/scholarships/hesp