Me datë 04.01.2014 në ambientet e “Hotel New Star”, u zhvilluan punimet e kuvendit të VIII-të FRI-së. Realisht kuvendi në fjalë ishte kuvent raportues prej nga edhe kryetari i FRI-së, z. Fevzi Musliu raportoi para kuvendarëve të gjitha aktivitete të cilët janë realizuar vitin që kaloi.
Këtë kuvend e begatoi edhe prezenca e kryetarit të QMBI-së, Muhamed Murtezi, kryetari i shoqatës humanitare “Kalliri i Mirësisë”, z. Rufat Sherifi, si dhe kryetari i shoqatës “Vllaznia”, nga Kumanova z. Sead Ramadani.
Kryetari i FRI-së Fevzi Musliu në mënyrë kronologjike para kuvendarëve paraqiti të gjitha aktivitete të cilët janë realizur nga FRI gjatë periudhës së vitit 2013, kurse i njëjti raport u hodh në votim prej nga edhe në mënyre unanime u votua pozitivisht nga kuvendarët.
Në kuvendin e mësipërm po ashtu u miratua edhe raporti financiar i FRI-së, për mes së cilës synohet te realizohen aktivitetete të tjera në këtë vit.
Vlen të përmendet fakti se FRI është një organizatë me një strukturë të fuqishme organizative, organizatë ku mbretëron demokracia koncesuale, për vet faktin se gjitha vendimet merren me koncenzus.
Zyra për Marrëdhënie për Publikun e Forumit Rinor Islam