Me datë 13.04.2013 (e shtunë) në lokalet e FRI-së në Shkup u zhvillua turneu tradicional i shahut. Njëherit këtë turne FRI-Shkup e organizoi në bashkpunim me njërin ndër shahistët më të mirë të Republikës së Maqedonisë z. Dejan Stojanovski, përndryshe trajner në klubin e shahut “Alkaloid”-Shkup.
Po ashtu vlen të cekët se ky eviniment sportiv ishte i hapur për të gjithë dashamirësit e shahut e që kishin shprehur dëshirë të ndjeknin pjesmarrësit e turneut.
Pjesmarrës në këtë turne ishin gjithsej 21 persona të grupmoshave të ndryshme, vendi i tretë në këtë turne i takoi Liridon Ismailit nga Kumanova, vendi i dytë Krenar Tairit nga Shkupi, kurse vendi i parë i takoi Done Georgievski po ashtu nga Shkupi.
Fitusve në fjale i’u nda diploma, kurse diplomat i shpërndau kryetari i FRI-dega Shkup z. Hasan Baftjari. Ndër tjerash mjeshtri i shahut Dejan Stojanovksi thekoi vlerën e shahut tek të rinjët, si dhe falemenderoi FRI për realizmin e këtij turneu, me shpresë që në të ardhmen bashkupunimi ndërmjet FRI-së dhe klubit të shahut “Alkaloid” të vazhdon edhe më tej.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun pranë Forumit Rinor Islam