Categories
Lajme FRI

U realizua me sukses Konferenca shkencore me rastin e Ditëlindjes së Profetit Muhamed

Me rastin e Fushatës së organizuar për ditelindjen e Profetit Muhamed, Froumi Rinor Islam në Shkup organizoi një Konference shkencore me titull:’Muhamedi a.s. dhe roli i tij në sëndertimin e marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe ndërkombëtare’.
Kjo konferencë u mbajt në amfiteatrin e Komunës së Çairit në Shkup, kurse si panelistë ishin: Akademik Feti Mehdiu nga Kosova, Omer Kajoshaj nga Ulqini i Malit te zi, dr.Musa Musai nga Gostivari dhe mr.Muhamed Murtezi nga Shkupi.
Para një numri të madh të rinjsh, kryesisht studentë dhe shkollarë të mesëm ligjeruesit prezantuan kumtesat e tyre duke treguar mesazhin dhe kontributin e Muhamedit a.s. në marëdhëniet ndërnjerëzore.
Akademik Feti Mehdiu më tepër u përqëndrua në përmendjen e rasteve dhe haditheve konkrete nga vet jeta e Muhamedit a.s., si ftesat dhe komunikimi i shkëlqyer me lideret e atëhershëm të botës, këshillat dhe porositë për besimtarët muslimanë për mënyren e sjelljes me pjesëtarët e feve dhe etnive tjera.
Pas tij fjalën e mori prof. Omer Kajoshaj i cili beri krahasimin e mesimeve të Muhamedit a.s. me shkencën e komunikimit dhe raportet ndërnjerëzore në shoqerine bashkëkohore, me theks të veçantë në Gadishullin Ballkanik si shoqëri multietnike dhe multireligjioze.
Ligjëruesi i tretë prof.dr. Musa Musai, njëherit ligjërues në USHT, bëri një qasje shkencore të virtyteve dhe vlerave që i barti dhe promovoi profeti Muhamed në përcjelljen e mesazhit të tij. Ai Muhamedin a.s e krahasoi me një trendafil që mbiu në rërën e shkretirës që aromën e tij e përhapi në gjithë botën. Prof.Musai për marëdhëniet e Muhamedit a.s me të tjerët tha se ishin deri në atë nivel që ‘tjetri të mos ndjehet si tjetër’. Ky është niveli më i lartë i marëdhënieve ndërnjerëzore.
Ndërkaq, panelisti i fundit Mr.Muhamed Murtezi, kryetar i Qendrës për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional, mëdetajisht u ndal në Kartën e Medinës si një akt tepër i rëndësishëm në historinë njerëzore që tregon për barabarsinë e njerëzve dhe garanci për shumllojshmërinë e njerëzve në fytyrën e tokës. Gjithashtu citoi edhe disa thënie të Haxhit të Lamtumirës së Muhamedit a.s ku qartë thuhet se ngjyra e lëkurës dhe gjuha që flitet nuk i dallon njerëzit sepse të gjithë njerëzit janë të barabartë para Zotit, përmendi mes tjerash z.Murtezi.
Pas mbarimit të panelistëve të pranishmit kishin rastin që t’u drejtohen me pyetje apo me komente të tyre në lidhje me temën.

Tryeza-shkencore-FRI-Shkup
Tryeza shkencore, FRI-Shkup

Muhamed Murtezi, Feti Mehdiu, Muhamed Jashari, Musa Musai, Omer Kajoshaj

Fevzi Musliu, kryetar i Forumit Rinor Islam

Hasan Baftijari, kryetar i FRI-së dega Shkup

Tryeza shkencore, FRI-Shkup

Tryeza shkencore, FRI-Shkup

Tryeza shkencore, FRI-Shkup

Zyra për Marrëdhënie me Publikun pranë Forumit Rinor Islam

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version