Një ndryshim mjaft i rëndësishëm mund të ndodhë në karrierën e Alessandro Del Pieros. 38 vjeçari është drejt largimit nga ekipi i Sydney FC. Sulmuesi italian u transferua në Australi 5 muaj më parë.
Golat e shënuar nga Pinturicchio për ekipin e tij nuk kanë munguar, por në të vërtetë “dashuria” për klubin australian duket se nuk ka “lindur” kurrë. Për këtë Del Piero mund të largohet me destinacion Flamengon, pavarsisht tratativave të largëta ekipi brazilian pritet të bëjë një ofertë për sulmuesin.