Një ndodhi e rrallë në kohën që jetojmë. Një qytetar turk nga jugu i Turqisë, ka dëmtuar me makinën e tij, një makinë të parkuar në rrugë, në orët vona të natës. Duke mos pasur mundësi tjetër për të kontaktuar me pronarin e makinës, ai i shkruan një letër dhe ia ngjit në xhamin e makinës. Në letër i shkruante:”Të kërkoj ndjesë! Jam unë ai që ta ka dëmtuar makinën në orët e vona të natës. Ky është numri im i telefonit! Më telefoni që të marr përsipër rregullimin e dëmit!”
Pronari i makinës së dëmtuar, tregon se i telefonoi personit që kishte lënë letrën dhe nr e telefonit, i cili pranoi përgjegjësinë dhe u tregua i gatshëm ti mbulojë shpenzimet. Pronari i makinës tha se është ndjerë i surprizuar dhe i mrekulluar nga ky akt dhe bëri thirrje që diçka e tillë të përhapet në të gjithë shoqërinë. /ardhmeriaonline/
EDITOR
12 years ago
previous article
Sfidat e të riut shqiptar – debat në USHT
next article
Përvoja turke, në stimulin e idesë islame
you might also like
REAGIM ME RASTIN VANJA
1 year ago
ÇMIMI “HAFËZI I RI I VITIT”
2 years ago
Çmimi “Shkencëtari i ri i vitit”
2 years ago