Universiteti i Floridës së shpejti do të ketë një Qendër për Studime Islame Globale.
Krijimi i qendrës është miratuar kohët e fundit nga ana e universitetit dhe do të shpallet nga Këshilli i Universitetit të Floridës kur ai të mblidhet këtë javë, tha Terje Ostebo, asistent profesor në Qendrën për Studime të Afrikës dhe të Departamentit të Fesë.
“Ne jemi shumë të ngazëllyer për këtë,” tha Ostebo Sun përmes emailit. “Ka shumë pak programe të ngjashme në juglindje, dhe praktikisht asnjë në Florida. Kjo qendër do të kontribuojë për të vënë Universitetin e Floridës në hartë.”
Terje Ostebo ka qenë në krye të përpjekje për të krijuar qendrën për më shumë se një vit, duke punuar në fakultet në departamentet e fesë, shkencave politike, historisë, antropologjisë, gjuhëve, letërsive dhe kulturave, si dhe në Qendrën për Studime Afrikane.
Prezantimi zyrtar i qendrës do të jetë 18-19 shtator 2014, me një konferencë mbi “Islami Global dhe kërkimi i hapsirës publike” tha ai.
Konferenca do të paraqitet John Esposito, një profesor i fesë në Universitetin Georgetown dhe themelues, drejtor i Qendrës për Mirëkuptim Muslimanë-Krishterë, më emrin Princi Al-Valid Bin Talal. në Shkollën Walsh për Shërbim të Jashtëm.
Me Islamin si feja e dytë më e madhe në botë, me Islamin si feja me rritjen më të shpejtë në botë, me 1.6 miliard pasuesve, koha është e duhur, e saktë, për një qendër të tillë, tha Ostebo. Qendra do të përqëndrohet në kërkime që e vë Islamin në një kontekst global dhe i dhuron studentëve një gamë të kurseve, tha ai.
“Ekziston një nevojë urgjente për një kuptim më të thellë dhe më të nuancuar të diversitetit të pasur dhe dinamikën komplekse të Islamit bashkëkohor,” tha Ostebo.
Ostebo tha se shpreson se Qendra do të tërheqë studiues nga i gjithë vendi për të dhuruar eksperiencën e tyre rreth çështjeve të lidhura me Islamin, të tilla si autoriteti fetar i femrave në Islam, marrëdhëniet Islam -Perëndim, dhe Islami dhe politika.
“Me një fokus në Islamin ndërsektar me dinamikën më të gjërë sociale, kulturore, politike dhe ekonomike në botën bashkëkohore, qendra ka për qëllim për të prodhuar njohuri të reja dhe shumë të nevojshme përmes hulumtimeve dhe të bëhet një burim i rëndësishëm në mësimdhënie dhe në kontaktet me qytetarët,” ai tha.
Burimi: Gainesville
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë
EDITOR
10 years ago
previous article
Qëndrimi islam ndaj çështjes së nënave surrogate?
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
12 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
12 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago