Universiteti i parë virtual islam, i kombinuar me 285 universitete nga 51 vende anëtare të OKI, pritet të themelohet vitin e ardhshëm
Rektor i Universitetit ndërkombëtar islam në Malajzi, prof.dr. Zaleha Kamaruddin, tha se universiteti, nën ombrellën e Federatës së Universiteteve të botës islame (FUIW), do të ofroj një platformë të thjeshtë edukative për komunitetin global islam.
“Kjo është një mundësi që muslimanët nga e gjithë bota të përhapin diturinë, nga ata kërkohet vetëm një bashkëveprim online, pa pasur nevojë të dalin jashtë vendit për të studiuar në ndonjë universitet islam”, tha ajo për gazetarët pas takimit të katërt të Bordit të Komisionerëve IVU (Islame Virtual University) mbajtur në Kuala Lumpur.
Mësimi do të zhvillohet online nëpërmjet video konferencava dhe bibliotekave virtuale. Ndër universitetet e përfshira në këtë projekt janë Universiteti i Sheriatit, Universiteti Islam në Uganda, Universiteti ekonomik shtetëror në Azerbajxhan, Universiteti i Kuvajtit dhe Universiteti Sheikh Anta Diop – Senegal./igj/
Categories