“Ka dy lloj prezantuesish në botë; ata që emocionohen dhe ata që gënjejnë”.
Ky artikull është i bazuar në e-librin falas “Prezantimi në Konferenca”
“Ka dy lloj prezantuesish në botë; ata që emocionohen dhe ata që gënjejnë”
– Mark Twain –
Frika e të prezantuarit mund të duket irracionale dhe të gjithë mund të luftojmë për të kuptuar se përse ndihemi aq të frikësuar. Pas së gjithash, çfarë mund të jetë e keqja më e madhe që mund të na ndodhë?
Shpeshherë vë re se njerëzit qetësohen kur e kuptojnë se ka një arsye psikologjike pas kësaj gjendjeje dhe për më tepër, nëse mësoni ti kontrolloni këto ndjesi, ato mund të përdoren për të paraqitur një prezantim entuziast, pasionant dhe përfshirës. Këtu do të parashtrojmë disa fakte lidhur me frikën e prezantimeve të cilat ju ndihmojnë të kuptoni dhe të luftoni këto shqetësime.
Frika dhe emocionet
Shqetësimi më i madh që kanë njerëzit kur prezantojnë janë emocionet. Nga eksperienca ime, kjo mund të shkojë nga ‘frikësim i lehtë’ deri në ‘paralizë totale’. Lajmi i mirë është se nuk jeni vetëm. Ankthi i fjalimeve ose fobia e fjalimeve në publik besohet se ndikon 75% të popullatës.
Ashtu siç thotë edhe Jerry Seinfeld “Sipas shumicës së studimeve, frika numër një e njerëzve ëshët të folurit në publik. Frika numër dy është vdekja. Vdekja është numri dy. A ju tingëllon bukur kjo? Sipas një njeriu mesatar, kjo do të thotë se nëse shkon në një funeral, je më mirë brenda në arkivol sesa jashtë tij duke mbajtur fjalim për të vdekurin”
Atëherë, nga vjen kjo frikë?
Shpeshherë i pyes studentët të plotësojnë këtë frazë: “Truri i njeirut fillon të punojë në momentin që njeriu lind dhe nuk ndalon asnjëhere deri….” Të gjithë, pa përjashtim shkruajnë “deri në vdekje”. Thënia në të vërtetë është kështu: “Truri i njeriut fillon të punojë në momentin që njeriu lind dhe nuk ndalon asnjëhere deri kur ngrihesh për të folur përpara publikut”- George Jessel. Ndërkohë që kjo gjithmonë shkakton të qeshura dhe të pohuara me kokë, duke kuptuar shkencën pas saj, ne mund ta kontrollojmë atë në vend që të ndodhë e kundërta.
Struktura e Trurit
Frika e prezantimit në publik shpeshherë duket sikur vjen nga hiçi dhe mund të ndihemi sikur jemi personi i vetëm që ndikohemi nga diçka e tillë. Kjo është e vërtetë, veçanërsiht nëse punoni në një ambient me njerëz që duket sikur nuk e kanë aspak këtë ankth. Kur përjetoni frikë, ajo nxit përgjigjen primitive të trupit tuaj –“lufto ose fluturo”- një reagim instiktiv dhe i menjëhershëm ndaj rrezikut që përgatit trupin tuaj të vetë-mbrohet. Trupi juaj i dërgon muskujve adrenalinë dhe frymëmarrja dhe rrahjet e zemrës rriten duke pompuar kështu më shumë gjak.
Hipotalamusi nxit reagimin “lufto-ose-fluturo” duke aktivizuar kështu sistemin nervor simpatik (nxitja e emocioneve) dhe sistemin adrenal-kortikal (lëshimi i hormoneve në gjak). Veprimi i sistemit nervor simpatik bën që trupi të tensionohet dhe të jetë vigjilent. Ndërkohë, hipotalamusi nxit gjendrën e hipofizës për aktivizimin e sistemit adrenal-kortikal, i cili lëshon rreth 30 hormone të ndryshme për të përgatitur turpin për përballjen e rrezikut.
Ky ç’lirim hormonesh shkakton reagime fizike si:
* Rritje të rrahjeve të zemrës dhe të tensionit të gjakut
* Zmadhim të bebeve të syrit
* Shtrëngim të venave në lëkurë-një ndjesi të ftohti e shoqëruar me frikë
* Rritje të glukozës (sheqerit) në gjak
* Tendosje e muskujve dhe rrëqethje
* Relaksim të muskujve të butë
* Bllokim i sistemeve jo-thelbësore si sistemi i tretjes dhe ai imunitar
* Vështirësi në përqendrimin ndaj gjërave të vogla
Kur kërcënimi zhduket, trupi lëshon hormonin kortizol për tu qetësuar dhe për tu kthyer në normalitet.
I gjithë cikli “lufto-ose-fluturo” është pjesë e një mekanizmi mbrojtës i cili është zhvilluar prej mijëra vitesh. Pa të, paraardhësit tuaj nuk do të ishin të aftë të mbronin veten apo t’ia mbathnin nga sulmuesit apo armiqtë.
Prandaj, kur ngriheni për të prezantuar truri juaj ulëret “ Ndodhem në situatë kërcënuese dhe mund të vdes!” Ndërkohë që ky nuk është rasti, nëse mund ta kontrollojmë dhe kufizojmë këtë frikë mund ta përdorim reagimin “lufto ose fluturo” për të bërë një prezantim pasionant dhe entuziaast.
Ushtrim
Plotësoni tabelën e kërkesave-perspektivave më poshtë duke shtuar edhe kërkesat tuaja vetjake: Kërkesa Perspektiva
Nuk duhet të tregoj që jam i emocionuar Emocionet e kontrolluara ju mbajnë vigjilentë. Kështu do të jeni më reagues ndaj shenjave të audiencës dhe mund ta përdorni adrenalinën për të qenë entuziastë, pasionantë dhe energjikë
Nuk mund të lë asgjë pa përmendur Të prezantuarit nuk do të thotë t’i tregoni audiencës çdo gjë që dini. Aftësia qëndron në përzgjedhjen e informacionit që është thelbësor për mesazhin apo qëllimin tuaj,.
Dua të marr aprovimin dhe respektin e çdokujt brenda kësaj salle Nëse e njihni audiencën, bazat e dijes së tyre dhe pritshmëritë që kanë, dhe nëse bëni një prezantim të mirë-planifikuar dhe brenda kohës së paracaktuar, do t’ia keni dalë me sukses.
Nuk duhet të llomotis Planifikimi, fjalët kyçe, mjetet ndihmëse vizuale dhe audio, pjesëza informacioni me lidhjet e mirë-strukturuara i limitojnë fjalët e gjata. Llomotitjet shpesh ndodhin kur një prezantues është i emocionuar dhe ky libër do t’ju ndihmojë si të dizenjoni një fjalim të tillë që shumë emocione ti vini në përdorim pozitiv.
Paçi fat në prezantimin e radhës!
If you would like to come by more helpful presentation tips, you can download the free eBook “Presenting at Conferences”. Download the free eBook “Presenting at Conferences. http://bookboon.com/blog/2013/02/do-you-suffer-from-speech-anxiety-hoë-to-control-your-
/Start/