Nëse ndiheni të shqetësuar për flokët e rënë vazhdimisht atëherë ndoshta ka ardhur koha të kontrolloni rregullin tuaj të ushqyerjes.
Disa produkte janë efektive dhe ndihmojnë në parandalimin e rënies së flokëve.
1. Frutat e thata
Flokët kanë nevojë për acidët yndyrorë omega -3 që të jenë të shëndetshëm . Acidet yndyrorë omega -3 dhe zinku që përmbajnë frutat e thata parandalojnë rënien e flokëve.
2. Vaji i ullirit
Vaji i ullirit është një burim i mire i vitaminës E . Vitamina E është një antioksidues i cili mundëson mbrojtjen dhe trashjen e flokut. Krahas kësaj është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e shëndetshëm të qelizave. E mban lëkurën të lagësht dhe të butë. Ndërkohë që vaji i ullirit njom rrënjët e flokëve në të njëjtën kohë ai parandalon dhe tharjen dhe këputjen e flokut.
3. Karrota
Karrota njihet për dobitë e panumërta në shëndetin e syrit por mund të themi se ajo është e dobishme edhe për shëndetin e flokëve. Ajo përmban serumin sebum I cili me ndihmën e vitaminës A mundëson shëndetin dhe shndritjen e flokëve.
4. Ushqimet me drithëra
Produktet e pasura me drithëra dhe vitaminën B7 parandalojnë rënien e flokëve dhe humbjen e ngjyrës natyrale.
5. Spinaqi
Vitamina B9 është e nevojshme për flokë të shëndetshëm dhe plot shkëlqim. Nëse merret mjaftueshëm atëherë do ta shikoni ndryshimin tek flokët tuaj. /A.K/Start/
EDITOR
11 years ago
previous article
Mursi refuzon marrjen në pyetje
next article
I ndihmoni fëmijët të jenë optimistë
you might also like
REAGIM ME RASTIN VANJA
12 months ago
ÇMIMI “HAFËZI I RI I VITIT”
2 years ago
Çmimi “Shkencëtari i ri i vitit”
2 years ago