Robin van Persie ishte protagonisti i ndeshjes së zhvilluar sot në Emirates Stadium. Përpos faktit që e nxori penalltinë dhe e shndërroi në gol, për t’ia siguruar një pikë ekipit të tij të ri, Manchester United, ylli holandez u zu në gojë edhe për diçka tjetër.
Në fakt, Van Persie duket se ende nuk e ka humbur ndjesinë se i përket të qenit ‘Topçinj’
Pasi u përshëndet me punonjësit në stadium, ai u nis në drejtim të dhomës së zhveshjes së Arsenalit.
Sulmuesi i ‘Djajve të Kuq’ u kujtua menjëherë se ishte nisur në rrugën e gabuar, duke e nderuar drejtimin, për të shkuar tek shokët që e prisnin. /Fish Media/
Categories