Agim Jakupi
Edhe pse kaluan dy dekada nga mëvetësimi i Maqedonis, ky shtet ende vazhdon të ëndërroje Jugosllavin titiste për të krijuar hendek dhe politikë frikësuese, për të “zbutur” shqiptarët nga njëra anë dhe për të dëshmuar veten si idealist të përkryer që luftojnë për shtet të pastër, nga ana tjetër. Realiteti është i dhimbshëm, çdo ditë dëgjojm për pakënaqësi, dëgjojmë për humbjen e vlerave morale të politikanëve, për drejtësinë, dialogun. Fatkeqësisht, njerëzve që ju kemi besuar për ecurin e proceseve politike në vend, për zgjedhjen e problemeve, tentojnë që në mënyra të ndryshme ta mposhtin dhe nënshtrojn popullin, duke prodhuar pasiguri. Maqedonia është bërë si “djathi zviceran” jo për nga shija por nga vrimat që i ka. Lufta politike në vend udhëheqet nga “bombat” që plasin. Gjatë kohë lideri i opozitës, Zoran Zaev, ka bërë me dije se ka “bomba” që pas plasjes qeveria gruevski do bie. Ai mbante peng qeverin e Maqedonisë, pushtetarët nuk e dinin saktë për çfarë “bomba” e ka fjalën. Pa hezituar, televizioni “Sitel” shpërtheu një “bombë” ku u shifte lideri i opozitës dhe kryeministri që bisedonin për “bombat” që ka në pronë lideri i opozitës. Mendjelehtësia gazetareske bëri të veten, u dëshmua edhe njëherë se në maqedoni përveç krizës politike ka edhe krizë mendimesh të pavarura gazetareske.
Megjithatë kemi shumë pyetje që kërkojn përgjigje, mirëpo mbetet pyetja e madhe: sa pajisje të sofistikuara përgjimi ka në Maqedoni?
Duket se përgjigjja precize është shumë e vështirë dhe kjo nënkupton largim të plot të qeversië nga politika “reformiste” dhe e “rilindjes”, krijim të pasiguris dhe futja në telashe të shumta. Qeveria e Maqedonisë sa është e shqetësuar për imazhin e saj ndërkombëtar? Paraqitjet e kryeministrit vetëm se po thellojnë shtetin në paqartësit e kohës dhe me plot të drejtë qytetarët duhet të shqetësohen për të ardhmen, ngase dita ditës shteti po ngulfatet në tërë nivelet dhe kategoritë e politikës e të shoqërisë, duke krijuar imazh tani më të deformuar ndërkombëtar. Qytetarët i kanë veshët pip për “bombat” e opozitës. Në fakt, me prezentimin e materialeve të përgjimit, vetëm se qeveria ka humbur peshën e vet dhe ajo nuk ka asnje vlerë dhe etikë udhëheqëse. Zërat që dëgjojmë janë të njohur, nuk kanë qenë të njohura për “ciganët” (romët) e Hamdiut, që kanë shërbyer si dorë e zgjatur e qeverisë dhe mbështetës të asaj politike ofenduese dhe për partinë shqiptare në pushtet që janë të kënaqur me pozitën “shiftar” në qeveri!
Është shqetësues fakti se gazetarët edhe pse një numër i madh i tyre të përgjuar, janë disi të heshtur. Disa të tjerë shkojnë edhe më larg, përveç se e mbrojnë qeverinë krijojnë poezi për ta, tamam sikur dikur ju shkruanin komunistëve. Para një kohe lexova një shkrim nga një “gazetar” shqiptar që shkruante për “plepin dhe erën”, në këtë mënyrë ai justifikonte politikën poshtëruese të partisë shqiptare në pushtet. Ishte munduar të na binde se Ukraina është afër, ashtu siç mendon edhe kreu i BDI! Ky dhe shumë “gazetar” të vetëshpallur të llojit të tij vetëm se rrotullohen rreth boshtit me vlerë zero, ngase populli nuk është shkurtpamës, është e qartë se statusi i shqiptarëve në Maqedoni është më keq se në vitet e 90-ta. Nga ky kënd, çdo lloj muhabeti ndryshe është i tepërt. Një profesor na thoshte se kur krijohet armiqësi ndërmjet dy gazetarëve dhe kur nisin të shkruajn njëri kundër tjetrit, kjo i ngjan një beteje ku luftojn dy batalione. Ne pytemi për çfarë batalione bëhet fjalë për momentin kur dihet se kemi të bëjmë me ushtar të dezertuar, të shmangur nga detyra fisnike e gazetarit. Pas gjithë publikimeve të partisë opozitare maqedone të materialeve të përgjuara që kanë, ende pushteti në mënyra të ndryshme orvatet për të na mbindur se gjithçka është në rregull: se shteti është i të gjithëve, se gjykatat janë për të gjithë njejtë dhe nuk ka raste të montuara, se zgjedhjet kanë qenë demokratike, se ska vjedhje, plaçkitje, se…
Partitë shqiptare, sidomos ajo në pushtet luan rolin e fallxhorit gënjeshtar, që me letra mashtron njerëzit, duke krijuar iluzionin se qeveria gruevski po bënë parajsën në Maqedoni. Për ta nuk është me rëndësi se çfarë prezentohet me materialet e përgjuara, por merren me burimin, nga i merr lideri i opozitës. Pra, për ta nuk ka rëndësi kur dëgjohen zëra ofendues për shqiptarët, nuk ka rëndësi kur dëgjohet se funksionarët bëjnë pazarllëqe në kurriz të popullit. Kjo për ata është normale dhe në përputhje me politikën e tyre integruese, me politikën e bashkëjetesës dhe zemërgjerësisë! “Veshi i madh” i politikës vetëm se po fundos çdo vlerë dhe të ardhmen e shtetit. Kur pushteti gjendet në udhëkryq po plasohen në opinion teorit e konfliktit të mundshëm. Disa batalione gazetareske kanë gjeneral që frymon ndryshe nga të tjerët, ca na flasin për “rilindje” e disa të tjerë për “Ukrainën” si fqinje të mundshëm. Kjo është politika e re që krijon terrorizëm institucional me diktatorë të vegjël.
EDITOR
10 years ago
previous article
Prej bombave apo prej Zaevit po frikoheni?
you might also like
JO KRIME, NË EMËR TË NDERIT! – Dr. Bashkim Aliu
2 years ago
Agjërimi shkollë e durimit
3 years ago
Një vazo me shumë lule!
3 years ago