Categories
Lajme FRI

Video nga përleshjet direkte mes protestuesve dhe policisë maqedonase

Atmosfera eskaloi pasi një grup i të rinjve zbriti nga shtiza dy flamuj të Maqedonisë dhe i dogji  ato dhe tentuan  të shpërndaheshin. Sapo kaluan urën ‘Goce Dellçev’ për t’u kthyer në Çarshi, protestuesit iu kundërpërgjigjën pranisë së shtuar policore, e cila ngriti kordonë shoqërues, në mënyrë që të ndalohej marshimi drejt qendrës së qytetit. Nga sulmi u thyen disa vetura, vendqëndrimet e autobusëve, ndërkohë që policia iu kundërpërgjigj me gazë lotsjellës
“Në këto momente sapo arriti policia që të shpërndaj turmën e cila po protestonte para qeverisë dhe atë me ndihmën e gazit lotsjellës, i cili për momentin duket se po ta zë edhe frymën. Kjo është atmosfera e cila mbizotëroi në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup. Gjegjësisht protesta e cila u zhvillua para qeverisë së Maqedonisë”.
Protestuesit thanë se ndihen të shqetësuar nga gjithë kjo situatë, pasi siç thonë ata, nuk ndihen më të sigurt të dalin nga shtëpitë e tyre, sidomos fëmijët.
“Ne dëshirojmë të dëshmojmë se nuk pajtohemi me gjërat që po veprohen ndaj nesh. Në këto dy vite, dhe thjeshtë jemi të revoltuar dhe po dëshirojmë ta dëshmojmë para qeverisë sene nuk jemi huliganë, nuk jemi të prapambetur dhe nuk jemi njerëz që duam të shkelim dikë, po thjeshtë duam të jetojmë të lirë dhe të qetë, bashkë të gjithë së bashku”, u shpreh njëri nga protestuesit.
“Mall është bë me dal andej Urës së gurit, sidomos gratë tona me shamia, i marrin i ngrehin zvarrë, i rrahin”.
“Do të thotë nuk ndihemi të sigurt”.
jo aspak s’jemi të sigurt, nuk po ndihemi të sigurt”.
“Për çfarë sigurie mund të flasim kur motrat tona i ngrehin zvarrë, çfarë sigurie  është kjo”.
Më pas policia arriti deri tek qendra tregtare mavrovasja .
“Policia e Maqedonisë shpërndau protestuesit e sotëm të cilët protestuan para qeverisë së Maqedonisë edhe atë me ndihmën e gazit lotsjellës dhe forcave speciale. Siç mund ta shihni edhe unë dhe kameramani imë që jemi në teren, kemi pësuar gjithashtu nga gazi lotsjellës i cili na pamundësoi që të kryejmë detyrat tona profesionale”.
Turma e protestuesve më pas u pozicionua në Bit Pazar ku disa herë erdhi deri tek përleshja e tyre me policinë e cila në fund sërish përmes gazit lotsjellës arriti ti shpërndaj ata . (Asat_M)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version