Njëri nga futbollistët më të mirë aziatik aktualisht, supertalenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Omar Abdulrahim pritet të sfidoj në garë për shërbimet e tij Barcelonën e Arsenalin. Supertalenti 21 vjeçar po mahnitë të gjithë me aftësitë e tij duke rënë në sy të shumë skuadrave.
Barcelona e Arsenali janë dy skuadrat që në verë pritet të bëjnë oferta joshëse për lojtarin pasi që skuadrës Al Ain i’u kanë konfirmuar interesimin e tyre.
Supertalenti arab shquhet për teknikën e jashtëzakonshme që ka, driblimet e tij dhe golat fantastik.
Manchester City ishte skuadra e parë që tentoj transferimin e Abdurahim por që paga e lartë e lojtarit ishte problemi i vetëm. Abdulrahim është një nga lojtarët më të paguar aktualisht në Azi.