Komuna e Sarajit më në fund do të bëhet me shkollë të mesme. Pas shumë paralajmërimeve, sot u hodh gurthemeli për ndërtimin e Shkollës së Mesme në Saraj. Shkolla zyrtarisht pritet të hapet në shtatorin e ardhshëm, me fillimin e vitit të ri shkollor. Ndërtimi i shkollës së mesme do të financohet nga Ministria e Arsimit. I gjithë investimi do të kushtojë rreth 40 milion denarë.
“Lokaliteti është më i mirë, natyra, Zoti ka falur gjithë këtë bukuri natyrore dhe kushtet si ujin, malin dhe tokat përreth. Shpresoj dhe do të punojmë bashkë që vitin e ardhshëm mundësisht ky objekt të jetë funksional, që të mund nxënësit të gravitojnë nëpër shkolla të mesme”, tha Musa Xhaferri, zv/kryeministër.
“Vendosja e sotme e gurthemelit të shkollës së parë të mesme në Komunën e Sarajit me çka do tu përgjigjemi nevojave të gjeneratave aktuale dhe të ardhme në këtë komunë. Sigurisht se shkolla do të jetë e hapur edhe për nxënësit e komunave të tjera që do të shprehin dëshirë të arsimohen këtu”, deklaroi Spiro Ristovski, Ministër i Arsimit.
Në këtë investim kanë ndihmuar edhe Qyteti i Shkupit dhe Komuna e Sarajit të cilët kanë liruar ministrinë nga pagesa e shpenzimeve komunale.
“Shkolla e mesme në Saraj do të jetë një godinë moderne sipas të gjitha standardeve evropiane. Shuma e përgjithshme investuese kap vlerën prej 40 milion denarë, investim ky i përbashkët i Ministrisë së Arsimit, Komunës së Sarajit dhe Qytetit të Shkupit”, tha Bekim Murati, kryetar i Komunës së Sarajit.
Shkolla e mesme në Saraj do të ketë kapacitet për rreth 700 shkollarë të mesëm ndërsa objekti është paraparë të ketë 8 klasa, 4 kabinete dhe një punëtori. Ende nuk janë caktuar drejtimet arsimore në këtë shkollë të mesme. Sipas ministrisë së arsimit, ato do të definohen më vonë, pasi të jenë bërë hulumtimet për nevojat e tregut të punës dhe sistemit arsimor./Alsat-M/
EDITOR
11 years ago
next article
TIKA dhuron 40 kompjuterë për USHT-në
you might also like
RIFILLON PROJEKTI “EUREKA” NË SHKUP DHE KËRÇOVË
19 hours ago
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
5 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
5 days ago