Kryetari i Forumit Rinor Islam, dega Kumanovë, z. Memedali Limani, i shoqëruar nga nënkryetari i degës, z. Samir Mustafa, realizoi sot një vizitë pune në Komunën e Likovës, ku u mirëprit nga kryetari i komunës, z. Erkan Arifi.
Vizitë kjo për urimin e mandatit të ri për kryetarin Arifi dhe falënderimin për mbështetjen dhe angazhimin e tij në iniciativat që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve. Biseda u zhvillua drejt mundësive për të zhvilluar projekte dhe bashkëpunime që nxisin edukimin, vlerat shoqërore dhe angazhimin aktiv të rinisë.
Kryetari Arifi shprehu mirënjohjen e tij për vizitën dhe vlerësoi veprimtarinë e FRI-së në komunë e më gjërë.
Forumi Rinor Islam do të vazhdojë të zhvillojë bashkëpunimin me institucionet lokale, me qëllim rritjen e rolit dhe ndikimit të të rinjve.





