Categories
Lajme

Vizitorët e Mekës, ngjitin 1045 shkallë në këmbë në malin ku gjendet shpella Hira

Malli dhe nostalgjia për tu gjendur në atë vend ku startoi gjithçka, pikërisht në shpellën Hira, i motivon shumë besimtarë që vizitojnë Mekën gjatë këtij muaji. Është pikërisht ky mall ai që u jep forcë të ngjisin 1045 shkallë, malin Nur, mbi të cilin gjendet dhe shpella Hira, vendi ku vetmohej profeti Muhamed a.s, për meditim dhe vendi ku iu shpallën ajetet e para të Kuranit.
Mali Nur është 634 metra i lartë dhe që atje duken si në pëllëmbë të dorës shtëpitë e Mekës, Qabeja dhe gjithçka tjetër. Ky mal, rrëfen historinë e Profetit të nderuar, mesazhi i përjetshëm i të cilit nisi pikërisht nga hapësira e shpellës Hira. Mesazhi i tij, nisi nga Meka dhe ka mbërritur pothuajse në çdo skaj të tokës. Ky vend nga ku nisi mesazhi islam, vizitohet nga mijëra e miliona pelegrinë.
Ngjitja dhe zbritja nga ky mal, nëpërmjet shkallëve pothuajse primitive, nuk përbën asnjë vështirësi për numrin e shumtë të pelegrinëve të përmallur. Shumë prej këtyre besimtarëve, presin ezanin e akshamit në majë të malit, që të lagin fytin qoftë dhe me disa pika uji, pas një dite agjërimi të nxehtë. /ardhmeriaonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version