Forcat izraelite kanë marrë nën arrest një fëmijë – djalë pesë vjeçar palestinez në Bregun Perëndimor, në qytetin e Hebronit. Ky veprim absurd i forcave okupuese izraelite u dënua ashpër nga organizatat e të drejtave të njeriut. Veprimi u incizua nga një kamerë amatore, dhe videoja u shpërnda me të madhe në internet.
Videoja tregon ushtarët duke tërhequr zvarrë fëmijën, dhe duke e futur atë më dhunë në një xhip të ushtrisë.
Sipas ligjit izraelit, fëmijët nën moshën 12 vjeç nuk mund të mbahen penalisht përgjegjës për asnjë veprim.
Forcat e sigurisë nuk janë të lejuara për të arrestuar apo të ndalojnë fëmijët nën këtë moshë, edhe kur ata janë të dyshuar se kanë kryer vepra penale.
/mesazhi/