Çfarë ‘zbulimi’ bënë mediat investigive në rrjetin shoqëror facebook. U deshtë 8 vite të kalojnë kur për herë të pari nisi Testi i Maturës për nxënësit e klasave XII dhe XIII e të kuptohet që ky test kalon duke kopjuar e bërë hile.
Mos të harrojmë se gjenerata e parë që iu nënshtruan këtij testi , deri pak muaj pari testit nuk dinin gjë që do i nënshtroheshin këtij testi. E kush mund të përgatitet për një test në ditët e fundit të tij. Tjetra si prisni që nxënësit të tregojnë sukses me një test që përmban pyetje që s’janë sqaruara në materialet shkollore por dhe model pyetjeve që pakkujt nga nxënësve mund të ju kenë sqaruarë.
Disa gjëra që gjithë i dimë rreth testit të maturës është se :
- Testi i Maturës kurrë s’ka treguar rezultatet reale dhe nuk është në harmoni me materialet shkollore që u shpjegohet.
- Shumë nxënës me sukses më të ultë në shkollë kanë treguar sukses më të lart.
- Nxënësit e suksesshëm që me angazhim individual që s’kanë kopjuar, janë përballë me vështirësi për regjistrim në fakultet (ngjashëm si ai i klasave të IX që u ka sjell telashe për regjistrim në shkollat e mesme ). Atëherë askush nuk është marr me depresionin që kanë përjetuar nxënësit e suksesshëm .
Dihet po ashtu se asnjëherë se arsimi nuk është parë me prioritet apo me ndonjë dozë të seriozitetit. Dihet që Ministria e Arsimit ka bërë veç një gjë polarizimin e shoqërinë kosovare kur insistonte në diskriminimin e vajzave myslimane që donin të respektonin parimin fetar për mbajtje të shamisë.
E shurdhtë dhe memece kjo ministri kur janë denoncuar fenomenet negative si duhani, droga e pedofilia me të cilat tashmë është pajtuar dhe po bashkëjeton me to .
Do të ishte hipokrizi që për problemin e kopjimit të nxënësve të akuzohen vetëm nxënësit.