Një djalosh, i quajtur Xander Bailey u shndërrua në yllin e vërtetë të ndeshjes miqësore mes Seattle Sounders dhe Tottenham Hotspurs.
Një djalosh, i quajtur Xander Bailey u shndërrua në yllin e vërtetë të ndeshjes miqësore mes Seattle Sounders dhe Tottenham Hotspurs.18-vjeçari nga qyteti më perëndimor i SH.B.A mundi të realizojë për një ditë ëndrrën e tij për t’u bërë futbollist profesionist. Bailey, I cili vuan nga një sëmundje e rëndë arriti të bëntë realitet dëshirën e tij falë fondacionit “Make a wish” duke zbritur në fushë bashkë me idhujt e tij të lojës, ata të ekipit të Seatlle, për të cilin ai bën tifo.
Bailey shkelmoi topin e parë të ndeshjes madje dhe goditi portën e Tottenham, me publikun që I tëri në kor thërriste emrin e tij. Pasi mori përqafimin dhe të Clint Dempseyt, 18-vjeçari u zëvendësua duke u ulur në stol përkrah shokëve të tij të skuadrës që u ngritën në këmbë duke e përshëndetur Xander që këtë ditë të kaluar me skuadrën e tij të zemrës nuk do ta harroj kurrë.