Yjet e Bajramit ishte manifestimi i radhës i Sektorit të Femrës pranë Forumit Rinor Islam, i cili tashmë është bërë tradicional dhe organizohet me rastin e Kurban Bajramit.
Bukuria e këtij manifestimi ishin çunat dhe vogëlushet që me zërin e tyre të bukur e bënë që ky program të jetë atraktiv dhe shumë argëtues për krejt publikun.
Edhe kësaj radhe nuk munguan recitimet, monologet, ilahit,mini drama e organizuar nga disa djelmosha ku u paraqit vlera e Haxhit si dhe palaço i ftuar enkas për ti argëtuar fëmijët.
Ishte fjalimi i përgjegjëses së Sektorit të Femrës Esma Sherifi Kurtit , që i përkushtoi rëndësi të veçantë botës fëmijërore, që me organizime të këtilla nuk do të lihen anash..
Madhështia e krejt këtij programi ishte duaja në fund e pregatitur nga yjet e mbrëmjes-voglushat e vegjël, shpërndarja e disa dhuratave të përgatitura enkas për fëmijët në publik.Vlen të ceket se ne dalje publiku kishte rastin të shohin ekspoziten e përgaditur nga fëmijët ku me vizatimet e tyre shprehën ndjenjat për festën e Kurban Bajramit.
Manifestimi u mbajt në Teatrin Shqiptar në Shkup në natën e tretë të Bajramit.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun pranë Forumit Rinor Islam