Të mërkurën, më 4 mars 2015, Asociacioni Perëndimor për Shkolla dhe Kolegje (WASC) bëri akreditimin e kolegjit “Zajtuna”.
Asociacioni Perëndimor për Shkolla dhe Kolegje, në Shtetet e Bashkuara është i miratuar nga Departamenti Amerikan i Arsimit dhe ai akrediton institucionet në disa shtete perëndimore, duke përfshirë edhe kolegjin “Zajtuna” dhe të tillë si Universiteti i Stanfordit dhe Universiteti i Kalifornisë, në Berkeley.
Akreditimi për kolegjin nga ky Asociacion është një shenjë e besueshmërisë dhe pas një bashkëpunimi të gjërë ata arritën në përfundim për akreditimin e kolegjit.
Në mënyrë efektive, kjo afirmon organizimin si dhe misionin e fortë për edukim të kolegjit “Zajtuna”, si dhe angazhimin e tij për cilësi institucionale, qëndrueshmërinë financiare si dhe përgjegjësi në fushën e arsimimit.
Kjo ndihmon që kolegji “Zajtuna” me sukses t’i plotësojë objektivat e përcaktuara në programin e saj mësimor, baza e të cilit program janë studentët e dy traditave, atë islame dhe perëndimore.
EDITOR
10 years ago
previous article
Dhurata më e mirë për evladin tënd
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago