Forumi Rinor Islam në sallën e Këshillit të komunës së Gostivarit organizoi gjysmëfinalen në kuadër të projektit Talentium.
Projekti në fjalë ka zgjatur afërsisht 4 muaj dhe janë shtjelluar tema të ndryshme në fushën e komunikimit, mediave dhe lidershipit.
Fjalë përshëndetëse pati nënkryetari i FRI-se z.Fisnik Shabani.Në këtë gjysmëfinale morën pjesë gjashtë garues, ku dy prej tyre u zgjodhën si më të mirët për të vazhduar në finalën e madhe që do të mbahet në Shkup.
Fitues të “Talentium” në Gostivar ishin: Zulejha Çerkezi dhe Saranda Kaprolli.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam