Një anketë të kryer në Egjipt thuhet se 68 për qind e popullsisë është në favor të kthimit të presidentit Muhamed Mursi.
Përqindja e atyre mbështetesin heqjen e tij është 18 %, ndërsa mbështetja për grusht shtetin ushtarak është 12 për qind.
Studimi i Kryer nga Qendra Egjiptiane për Studime, Media dhe Opinion publik, zbuloi se numri i përgjithshëm i njerëzve që kanë marrë pjesë në protesta kundër Mursit është më pak se 5 milion, ndërsa demonstratat pro – Mursi kanë tërhequr në rrugë 26 milionë egjiptianë në të njëjtën periudhë, transmeton mesazhi.
Drejtori i qendrës , Mustafa Khodri, tha se studimi vë në dyshim mediat që thonë se numri i personave që morrën pjesë në protestat kundër Presidentit Mursi arritën në 33 milion. Ai gjithashtu vuri në dukje se studimi është kryer me anë të një analize në terren dhe niveli i besimit në rezultatet është 95 për qind.
Sondazhi tregoi një shkallë të stabilitetit relativ të numrit të atyre që mbështesin legjitimitetin e Mursit, me një ulje të numrit të atyre që mbështesin rrëzimin e tij.
admin
11 years ago
previous article
Zbulime apo dëmtime..!!
next article
FRI shpërndau bursat për vitin 2013/2014
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago