Nga Mali në Afrikë e deri në mijëra metra mbi nivelin e detit, mes Himalajeve. Revista elektronike “Fubiz” rënditi 12 prej fshatrave me peisazhet më magjepsëse, pamje që të lënë pa frymë. /albeu.com/
E nisim nga pamja e parë.Fshati Hobit ekziston vërtet. Ai ndodhet në Zelandën e Re dhe është përdorursi shesh-xhirim thuajse në të gjitha seritë e sagës së filmit fantazi.
Kjo foto vjen nga Malta. Vendi i vogël ishullor i Mesdheut shquhet për bukuritë e tij dhe ndër to është edhe fshati i pagëzuar që prej 1980 si “Fshati Popeye”. Pikërisht këtu u frymëzua “Disney” për realizimin e seteve të serialit vizatimor, aq të dashur të kohës.
Pamja e radhës mbërin nga ‘toka mbretërore’ në një ditë me mjegull. Imazh i shkëputur nga një fshat në jug-perëndim të Anglisë.
Ky eshte Sar Agh Syed, njëri prej fshatrave më të bukur të Iranit. Një ndërthurje perfekte mes modernizmit oriental dhe kulturës perse. Numëron mbi 2 mijë banorë.
Rikthehemi në Afrikë, këtë herë në në njërin prej bregdeteve të paprekur ende nga zhvillimi, ku është shkrepur edhe fotoja e mëposhtme.
Kthehemi në Europë. Kontinenti i vjetër është strehë e qindra bukurive natyrore, që kur kombinohen me ndërhyrjet e duhura njerëzore marrin akoma më shumë hijeshi. Ky është rasti i fshatit holandez Bourtange në kufirin me Gjermaninë.
Në Azi. Mes maleve të Himalajave ndodhet kjo perlë tibetiane, mijëra kilometra mbi nivelin e detit.
Ishujt Faroe. Fshati i vogël, strehë e një grushti banorësh quhet Gasadalur.
Disa qindra kilometra larg nesh shtrihet Salzkammergut, fshati austriak magjepsës me rreth 1 mijë banorë, që ja vlen të vizitohet në cdo stinë të vitit.