Njoftohet se 20 gazetarë që punojnë për kanalin televiziv Al Xhazira me seli në Katar do të gjykohen nga një gjykatë egjiptiane.
Puna dhe statusi i gazetarëve në Egjipt u vështirësua edhe më shumë me rrëzimin e Presidentit Muhammed Mursi në muajin korrik.
16 gazetarë egjiptianë, që punojnë për kanalin televiziv Al Xhazira me qendër në Katar, akuzohen për “publikimin e lajmeve të gabuara” dhe për “mbështetje të organizatave terroriste”.
2 anglezë, 1 australian dhe një holandez, që punojnë për rrjetin televiziv arab pretendohet se kanë siguruar mjete dhe para për egjiptianët në fjalë. Nga 20 gazetarët që ndodhen nën akuzë 8 u arrestuan ndërsa të tjerët janë shpallur persona në kërkim.