Presidenti i Bayern Munchen, Karl-Heinz Rummenigge, i ka kërkuar UEFA-s që të veprojë ndaj Paris Saint Germain nëse klubi francez shkel rregullat e Fair Play-t financiar, rregulla që do të hyjnë në fuqi në datën 1 korrik.
“Është e vështirë të besohet se PSG po respekton këto rregulla. Të gjithë e dimë për shumat e mëdha të parave që vijnë nga Katari, rreth 250 milionë euro në sezon”, tha kreu i klubit bavarez.
“Shpresoj që Michel Platini ta marrë seriozisht këtë çështje. Klubet që shkelin rregullat duhet të ndëshkohen. Ky është një moment i rëndësishëm për UEFA-n. Klubet kanë pasur tre vite kohë për të rregulluar financat në përputhje me rregullat që do të hyjnë së shpejti në fuqi dhe nuk duhet pranuar asnjë shkelje”, shtoi Rummenigge.
Presidenti i Bayern Munchen theksoi se nuk është e mundur që “të vijë një tip nga Arabia Saudite apo Rusia dhe të vendosë fituesen e Ligës së Kampioneve”.
“Klubet gjermane të cilat janë të rregullta do e kenë të vështirë të mbajnë lojtarët e tyre nëse klubet europiane nuk do i respektojnë rregullat e Fair Play-t financiar”, përfundoi Rummenigge.
/ Top Channel
admin
11 years ago
previous article
Supergol nga Shkëlzen Gashi në fitoren e Grashopersit (video)
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
6 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
6 days ago