Forumi Rinor Islam, Dega Kumanovë mbaroi me sukses Shkollën Verore për këtë vit.
Shkolla Verore e cila zgjati pesë ditë, synoi angazhimin e nxënësve dhe studentëve përgjatë periudhës së verës.
Pjesëmarrësit në këtë shkollë u testuan në lëmin e jurisprudencës islame (fikh) si dhe jetëshkrimit të të Dërguarit të Zotit s.a.w.s (sire), ku edhe u zgjodhën më të mirët nga ana e komisionit. Komisioni ishte i përbërë nga: Ajhan Abazi, Azir Avdiu, Mevlude I. Avdiu, që ishin edhe ligjërues të lëmive gjatë periudhës së Shkollës Verore.
Më të mirat në kategorinë e vajzave:
Afërdita Demiri – vendi i parë
Fatlinda Agushi – vendi i dytë
Emine Alimi – vendi i tretë
Sa i përket kategorisë së djemve, tre më të mirët:
Muhamed Etemi – vendi i parë
Lazim Jahiu – vendi i dytë
Ubejd Aliu – vendi i tretë
Gjithë pjesëmarrësve iu ndanë certifikatë, ndërsa fituesve iu ndanë edhe çmime.

Shkolla 1
Shkolla verore 2015 – Kumanovë

 
Shkolla 2
Shkolla verore 2015 – Kumanovë