Mes shumë aktiviteteve që realizoi Departamenti i Femrës pranë Forumit Rinor Islam në kuadër të fushatës “Ta njohim Muhamedin a.s.” ishte edhe vizita e spitalit të qytetit të Kërçovës.

Me qëllim të ringjalljes së suneteve apo veprave që ka praktikuar Muhamedi a.s. u vizituan pacientët që ishin të shtruar në spital, si dhe punonjësit e spitalit. Poashtu anëtaret e Departamentit të Femrës vizituan edhe Qendrën e fëmijëve me nevoja të veçanta.