Mesatarja e konsumimit ditor të kripës në vendin tone dhe vendet e tjera arrin në 18-20 gr në ditë.

Kjo shifër është 6 gr më lart shifrës së rekomanduar nga specialistët (2400 miligram sodium).
Konsumimi i tepërt i sodiumit mund të shkaktojë probleme shëndetësore si presion i lartë gjaku, paralize, sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut.
Sipas një lajmi të publikuar në “Foxnews”, bëhet e ditur se në studimin e publikuar në revistën “Journal Hypertension” është parë se minimizimi i sasisë së konsumuar të kripës ndikon në uljen e rrezikut të vdekjes.
Specialistë në universitete të mëdha të Kanadasë si Harvard, California dhe Simon Fraser pohojnë se teza e ndikimit të kripës në shfaqjen e sëmundjeve si presioni i lartë gjakut, sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut, mbështetet në një model kompjuteri i cili përdor kërkimet e mëparshme. Modeli parashikon se minimizimi i kripës përmirëson jetën dhe cilësinë e saj. Studiuesit kanë hasur efektet pozitive në pakësimin e kripës veçanërisht tek të moshuarit.
Sipas Organizatës kardiologjike amerikane, amerikanët konsumojnë 3000 -3600 miligram sodium në ditë.
Por trupi ynë ka nevojë vetëm për 1 500mg sodium në ditë ose më pak. Një lugë çaji kripë përmban 2300 mg sodium.
Megjithëse 25 % të kripës njerëzit e marrin çdo ditë nga produktet e përpunuara si buka, supat, produktet fast-food. Ju mund të ulni sasinë e sodiumit në mënyrë të ndjeshme duke minimizuar marrjen e bukës dhe sasinë e mishit dhe duke shtuar konsumin e frutave e zarzavateve.
Pakësimi deri në 40 % e sodiumit për gjatë 10 viteve të jetës suaj (nga 3600 në 2200 mg ) mund të shpëtojë jetën e mijëra njerëzve.
/Start/