Në këto kushte tejet të vështira jetojnë vëllezërit e vetmuar Bekim dhe Behar Xhemaili në fshatin Kondovë. Bekimi dhe Behari janë të detyruar që në dhomën e tyre të hyjnë nga dritarja.
Varfëria që ka kapluar dy vëllezërit Bekimin 21 vjeç dhe Beharin 18 vjeçar ka bërë që ata të jetojnë në këtë dhomë pothuajse të rrënuar. Në këtë dhomë të improvizuar ata jetojnë tani më 7 vite ku për çdo ditë përballen me mungesë të ushqimit, veshmbathjes, orendive dhe ajo çka është më tragjike mungesë të ujit për pije si dhe banjës. Bekimi dhe Behari rrëfyen për ALSAT historinë e tyre trishtuese për jetën problemet me të cilat ballafaqohen. Behari duke na treguar se si janë ballafaquar me ditët e ftofta të dimrit zbuloi se lumi Vardar është banja e tyre për tu pastruar.
“Kur po bëhet ftoftë qysh po rrini në këtë dhomë, nuk paska as shporet e as kurgjë tjetër? Me një tel jemi tu ngroh, me grialicë, nuk kemi çak me bë edhe ne. Kur është më zor, kur është më keq, kur e keni ndje veten më keq? Dimrit, në borë, hyn nëpër dritare, dil nëpër dritare, a jetë i thojnë kësaj nëpër dritare, badihava nuk kemi çka me bë… (7.58 )A mërzitesh tërë ditën këtu? Si nuk mërzitem, ndonjëherë kur më thirin në punë për me punu punoj, ndonjëherë kur nuk ka punë nuk kam çka të bëj. Çka bën tërë ditën në shtëpi kur nuk ke punë? Kurgjë, kshyri televizor”, tha Behar Xhemaili.
Bekimi thotë se është shumë vështirë të jetosh i vetëm dhe në varfëri. Ai me mall përkujton nënën e tij e cila tash më 10 vite është e shtrirë në spitalin psikiatrik, ndërsa babai i ka braktisur ata dhe është martuar me një tjetër dhe nuk kujdeset fare për ata. Ndërsa rrëfente për jetën e vështirë ai kishte edhe shumë dëhsira, një ditë të ndërtojë një shtëpi të vogël dhe të krijojë familje.
“Po kjo është barakë sociale, kjo është e shtetit, nuk është as e imja unë nuk kam asgjë, sikur po e shihni edhe vet se çfarë rregulla kam, nuk kam as banjë, nuk kam as ujë, shkoj në kojshi edhe mbushi ujë për me pi. A është vështirë me jetu në këto kushte? Normalisht që është shumë vështirë po tash çka me bo. Me kë jeton këtu? Këtu jetoj me vëllaun tem, nënën e kam në spital, që 10 vjet ajo na ka lënë, mixha na ka kshyr, baba është martu me tjetër grua, na ka lënë neve të dyve, po jetojmë tash vetëm vet. A shkoni me vizitu ndonjëherë? Normal që shkoj ndonjëherë me pa edhe atë ama ajo nuk po bëhet njeri për shtëpi, tash vet po lajmë ndonjë teshë”, u shpreh Bekim Xhemaili.
Kur ekipi i Alsat-it vizitoi këtë familje ishte ora 11, Bekimi dhe Behari sapo kishin ngrënë. Në dollapin e ushqimeve nuk kishte asgjë tjetër përveç bukë, kripë dhe gjalpë. Ata thanë se mish për herë të fundit kishin ngrënë gjatë festës së Bajramit.
“Tjetër sen çka keni ushqim, unë nuk po shohë tjetër gjë se ka? Tjetër sen nuk ka asgjë, veç bukë , vezë,krypë ka çaty edhe margarin çaty ka…Këtu ka veç për sot, për nesër nuk ka, veç për nji dit, përsëri nesër duhet me ble tjetër. A ju shkon mendja ndonjëherë me hangër diçka ma mir, ose a mbani mend mish kur keni hangër për herë të fundit? Kena hangër mish vetëm për Bajram, çka na japin aty te Medreseja, hoxha që na jep, a kështu për me ble vet nuk po ka”, tha Bekim Xhemaili.
Ndërsa ne u larguam nga kjo familje, vëllezërit Bekim dhe Behar Xhemaili i lamë të ulur në dritare dhe në pritje të njerëzve human të cilët kanë mundësi të ndihmojnë për blerjen e një parcele për ndërtimin e një shtëpie të vogël.
Gjithë ata që dëshirojnë të ndihmojnë vëllezërit Bekim dhe Behar Xhemaili mundë të kontaktojnë në numrin e telefonit:
+389 71 539 207
Ose përmes xhirollogarisë, për Maqedoni:
Ekrem Ramadani
200002556551586 MK
Per Diasporë:
MK07200002556553623 EU
EDITOR
12 years ago
previous article
Shteti dhe Ne
next article
Njihuni me detajet e ndryshimeve në Facebook
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
6 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
7 days ago