Maqedonia është një storje e jashtëzakonshme në nivel botërorë. Vetëm ky shtet nga të gjitha shtetet e botës nuk ecën kah zhvillimi dhe kah normaliteti. Por ka e kundërta, këngët e njëjta që i dëgjojmë për njëzet vite të tëra, kurse gjendja për çdo vit bëhet gjithnjë e më e keqe sesa vitin e kaluar. Ata nuk i zgjidhin problemet reale, por krijojnë probleme të reja. Më pas, me shumë dinakëri e maskojnë realitetin me ndihmën e retorikës populiste, duke e defokusuar vëmendjen kah çështjet sporadike. Dorën në zemër, sepse edhe sistemi i njëmendësisë ka qenë shumë më i përshtatshëm sesa ky sistem i pamendësisë. Kur krijuam një koncept të ri shoqërorë, u gëzuam se do të krijojmë diçka shumë më normale. Sistem të ri demokrait dhe zhvillim dinamik. Për atë, çdo respekt njerëzve që i kanë shkruar kushtetutar dhe ligjet e reja. Me siguri kanë dashur sistem modern të demokracisë parlamentare, qasje të re ndaj ekonomisë, lirisë së të shprehurit dhe përcaktimit, thjeshtë.
Në vend të kësaj, tani fituam më diçka shumë më të keqe. Atëherë së kapu njerëzit shpienin në idel. Kurse tani na udhëheqin njerëz të cilën nuk mund t’I dallojmë se a janë udhëheqës të popullit ose në nëntokës. Të gjithë neve na duhen udhëheqës për të ardhmen, e jo faraonë të cilët në qendër do të ndërtojnë piramida të shtrenjta, kurse gjithçka tjetër për rreth do të lënë shkretëtirë.
Dallimet në mendimet dhe ideologjitë janë çështje natyrore të çdo shteti demokratik. Por, nga moment kur politika fillon të prek në shtyllat e demokracisë dhe institucioneve siç janë gjyqësia, mediat, arsimimi e kështu me radhë. Atëherë ky është fillimi i vuajtjes kolektive. Gara jonë politike nuk njeh arsenal të shëndoshë, por sulme, diskualifikime, etiketimi, insinuacine e çka e çka jo.
Politikanët tanë shpeshherë e keqpërdorin realitetin multietnik, kështu që duke gërryer pas shtyllës multietnike e gërryen edhe të ardhmen tonë. Kjo te qytetarët krijon ndarje të thella, frikë, pasiguri, urrejtje dhe jotolerancë. Kjo ndryshe nuk mund të emërohet përveç se koalicionim me djallin. Nacionalizmi është prezentë në të gjitha shtetet, por qeveritë përgjegjëse ndërtojnë strategji se si të njëjtin ta mbajnë nën kontrollë. Te ne elementet qeveritare në mënyrë plotësuese i ngacmojnë këto pasione krejt me qëllim që ta defokusojnë publikun për realitetin e hidhur që vet e kanë imponuar, por edhe që t’i përfitojnë këta nacionalistë për qëllime zgjedhore.
Të gjitha shtetet për rreth kanë bërë hapa të mëdha drejt zhvillimit, duke e falënderuar agjendën euro-atlantike. Neve na tejkaluan edhe shtetet për rreth të cilat me dekada kanë qenë pas nesh, kurse ne tash jemi bllokuar me anijën e antikitetit në velat e të cilës nuk fryejnë erërat normale. Edhe tashmë habitemi kur na tërheqin vërejtjen se në mënyrë të papërgjegjëshme shkelim nëpër vlerat fundamentale. Habitemi që i humbëm të gjithë miqtë relevant në Bruksel dhe Uashington.
Në vend që në mënyrë pozitive të menaxhohet dhe tërësisht të shfrytëzohen përfitimi nga sistemi i ri që na ishte vendosur në dispozicion pa asnjë lloj lufte apo çrregullësi që ndodhën në gjithë ish Jugosllavinë, ne filluam me shumë gabime në ekonominë para së gjithash në mënyrën e privatizimit, në sistemin arsimorë dhe shumë segmente tjera. Raportet multietnike për shkak të lojërave të politikës ditore, ishin të lëna anash, si rezultat i kësaj na ndodhi në konfliktin e vitit 2001. Më pas ndodhën me Marrëveshjen e Ohrit dhe ndryshimet kushtetuese. Por edhe pas kësaj duket se nuk e kemi qëlluar ilaçin për diagnozën tone. Ilaçi i vërtetë sipas meje është agjenda euro-atlantike që do të hapë vizione dhe shpresa të reja. Por, për të gjithë ne edhe kjo agjendë me mjeshtëri pengohet, që shumë mund t’i kushtojë shtetit dhe gjithë neve. Edhe pas 23 vitesh, shteti akoma është në udhëkryq në mes agjendës BE dhe NATO dhe alternatives alternative.
Unë nuk jam njeri që dëshiroj të merrem me politikë, por politika merret me mua dhe të gjithë neve. Unë zgjodha që nëpërmjet investimit në arsimim të kontribuojë për zhvillimin e shtetit tim. Të gjithë ne qofshim maqedonas ose shqiptarë, ose turq ose çkado qoftë tjetër, duke të mundohemi që të ndërtojmë shtet modern ku secili prej nesh do ta gjejë të ardhmen e vet. Çdo lojë e keqe në planin ndëretnik është humbëse për të gjithë ne. Do të doja që politikanët të kthjellen edhe këta të pushtetit por edhe këta të opozitës që të gjejnë mënyrë si për ta kthyer Maqedoninë në rrugën e duhur. Të hyjnë në aleansat e rëndësishme që të kemi më shumë mundësi për qasje më të gjëra. Që të mundet të gjithë ne në mënyra të ndryshme, njerëz të lëmive të ndryshme, në një botë të konkurrencës të krijojmë më shumë për shoqërinë tonë të bazuar në vlera pak më të ndryshme për një të ardhme më të mirë për të gjithë që jetojnë në këto hapësira.
Nuk guxojmë më të përkrahim politikanë të cilët i tradhëtojnë faktet dhe situatat. Politikanë të cilët gjithë kohën na gulfasin duke na bindur se po na shpëtojnë. Gjatë kësaj gjendje tragjikomike është i vogël numri i atyre të cilët me dëshpërim luten:
O Zot!
Na ruaj nga politikanë të cilët e ndërtojnë të kaluarën kurse e rrënojnë të ardhmen;
të cilët qajnë para Zotit dhe këndojnë para djallit;
të cilët flasin për liri, kurse praktikojnë diktaturë;
të cilët ligjërojnë moral, kurse aplikojnë kriminal;
të cilët e premtojnë qiellin, a e realizojnë nëntokën.
Por, para së gjithash na ruaj Zot nga ne vetja jonë.
Jemi ngopur nga mendja e robëruar. Na duhet diçka tërësisht e re në shtet. Pamje e re, emër i ri, do të mjaftojë që të jetë tërësisht më ndryshe nga këta që na udhëheqin me vite. Duhet të pajtohemi se fati nuk ndërtohet sipas ndonjë rastësie, por sipas zgjedhjes personale. Nëse e tolerojmë kaosin edhe ne mund të llogaritemi si bashkëpjesëmarrës në atë kaos. Zemërimi dhe urrejtja janë arma vetshkatërruese. Përfundimisht duhet të ndalojmë së qëni të përçarë me arsyen, pasi se kështu veç më e kemi prekur fundit. Brukseli dhe Uashingtoni janë të lodhur nga ne. Ata kërkojnë partner për akcion të koordinuar e jo mashtrime dhe manipulime. Përfundimisht duhet të ndërprejmë së krenuari me udhëheqës nga të cilët bota normale turpërohet.
Përktheu: Albtime
*) Autori është drejtor gjeneral i Univerzitetit FON