Ramazani është më madhështori, më i bukuri dhe më frymëzuesi stacion i jetës së besimtarit. Ramazani, ky muaj i shenjtë, stacion frymëzimi për besimtari, angazhon atë besimtarin drejt pozitave shpirtërore shumë vitale. Gjallëria e besimtarit fitohet nëpërmjet frymëzimit të frytshëm që i mundësojnë elementët e adhurimeve.
Agjërimi kryesisht e frymëzon agjëruesin për dialog me nefsin e vet, me Zotin e Lartësuar dhe me të tjerët.
Forumi Rinor Islam, me moton “Ramazani, frymëzim për dialog”, edhe sivjet do të realizojë aktivitete të ndryshme në disa qytete.
Aktivitetet e para që mikpritën muajin Ramazan, njëherit edhe shënuan nismën e veprimtarisë për këtë muaj, u realizuan në Shkup dhe Tetovë. Me manifestimin tradicional “Mirë se erdhe Ramazan”, në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, së bashku me shumë qytetarë u mirprit ky muaj. Fletushka të bashkëngjitur me hurma, ëmbëlsira dhe fleturime u shpërndanë edhe për qytetarët e Tetovës.
Disa nga aktivitetet që do të realizojë FRI gjatë Ramazanit:
- Shporta e Ramazanit në Kumanovë dhe në Tetovë;
- Mbrëmje Kuranore në Tetovë, Shkup, Kumanovë;
- Iftari në sheshin “Skënderbeu” në Shkup
- Iftar me semimaturantët e dalluar të qytetit të Tetovës;
- Netët e Kulturës Islame në Kumanovë
- Koncerti i Bajramit
- Video përkujtuese dhe motivuese për muajin Ramazan