Autoriteti më i fuqishëm i Iranit, Ayatollah Ali Khemenei ka thënë në mënyrë të prerë se Republika Islamike se do të rrafshojë qytetet e Tel Aviv dhe Haifa, nëse Izraeli nis një sulm ushtarak kundër tij.
“Në disa raste zyrtarët e regjimit sionist [Izrael] kërcënojnë se do të nisin një pushtim ushtarak, por ato vetë e dinë se, nëse bëjnë një gabim të vogël me Republikën Islamike, do të bëj qytet rrafsh me tokën”, -ka thënë Ayotollah Ali Khamenei, live në një televizion shtetëror.
Obama ka paralajmëruar sot se koha për një zgjidhje diplomatike po mbaron. Kjo nënkupton se do të duhen të merren masa të tjera dhe mënyra të tjera për të arritur në një marrëveshje dhe për t’i dhënë fund konfliktit midis Iranit dhe Izraelit.
“Irani duhet të di se koha nuk është e pakufizuar. E kam bërë të qartë qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Izraeli nuk është vetëm. Izraeli nuk do të shkatërrohet kurrë, për sa kohë do të ekzistojnë Shtetet e Bashkuara ,- tha Obama.
/Shekulli Online/