Përfaqësuesit e opozitës siriane e morën vendin e Sirisë në samitin e filluar sot të Ligës Arabe në Katar, kumtuan agjencitë botërore.
Delegacioni i koalicionit nacional sirian u vendos në vendin e caktuar për Sirinë, pasi që emiri i Katarit kërkoi nga pjesëmarrësit tjerë në takim ta ftojnë opozitën dhe zyrtarisht ta prezantojë Sirinë në forum.
Delegacioni katëranëtarësh, i udhëhequr nga lideri i koalicionit nacional të revolucionerëve sirian dhe forcat opozitare, Ahmad Muaz al Hatib, e mori vendin e tij me duartrokitjet e pjesëmarrësve të mbetur, kumtuan agjencitë.
Në hapjen e samitit sheiku Hamad bin Halifa al Tani i bërri thirje Këshillit të Sigurimit të KB-së t’i ndalojë vrasjet në Siri, përçarjet nga lufta qytetare që zgjat veçmë dy vite, dhe përgjegjësit t’i nxjerrë para fytyrës së Gjykatës ndërkombëtare.
Anëtarësimi i Sirisë në Ligën Arabe ishte suspenduar në vitin 2011 si përgjigje të represioneve të regjimit kundër opozitës, përkujtojnë mediat amerikane.
Pas 40 vjetesh përfaqësuesit e opozitës siriane, morën vendin e Sirisë në samitin e Ligës Arabe në Doha
EDITOR
12 years ago
previous article
Shkencëtarët japonez zbulojnë letrën transparente
next article
Profesorët premtuan nota për vota
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago