1906- 1966 Seid Kutub, Allahu xh.sh e mëshiroftë, është lindur me 9.10.1906 në fshatin Shuma të Egjiptit. Shkollimin fillor e fillon në fshat në vitin 1912 ndërsa e përfundon në vitin 1918, pastaj bënë një ndërprerje nga shkollimi për dy vite për shkak të trazirave të 1919.
Ndërsa në vitin 1920 udhëton për në Kajro që të vazhdoje atje mësimet e mesme dhe ato universitare derisa e përfundon fakultetin e filologjisë, dega gjuhëtari në vitin 1933. Për 12 vite me radhë punojë në fushën e arsimit dhe të Ministrisë së Arsimit në Egjipt, ndërsa në vitin 1945 e botoi edhe librin e tij të parë me tematikë islame ‘’ Pamjet artistike në Kuran ‘’ dhe pas kësaj largohet nga arsimi.
Në vitin 1948, dërgohet në Amerikë për të marrë nga përvoja e tyre në metodat e arsimit dhe në mënyrat e reja pedagogjike. Në Amerikë qëndroj për afro dy vite pastaj kthehet në atdhe dhe emërohet si ndihmës vëzhgues i studimeve shkencore pranë Ministrisë së Arsimit dhe punoj deri në vitin 1952, pastaj jep dorëheqje.
Punoj në fushën e gazetarisë që në moshë rinore, pastaj ishte kryeredaktor i dy gazetave ‘’ Bota Araba ‘’ dhe ‘’Mendimet e reja’’, ndërsa më vonë bëhet redaktorë i gazetës ‘’ Vëllezërit Mysliman’’ në vitin 1953, vit ky në të cilin edhe zyrtarisht u bashkohet radhëve të Lëvizjes Vëllezërit Mysliman.
Ishte njëri shoqërore, çdo herë merrte pjesë në aktivitete të ndryshme shoqërore, kulturore, arsimore që kishin për qëllim vetëdijesimin e popullit. Ishe shumë aktiv në shkrimet e tij kundër korrupsionit, vjedhjes, dhe në përgjithësi të prapambeturisë së Egjiptit ndërsa Anglezët dhe të gjithë ata qeveritarë, burrështetas, partiak, njerëz të presidencës etj i llogariste si shkaktarët kryesor për prapambeturin e Egjiptit.
Kishte arritur në majat e letërsisë dhe po ashtu llogaritet si një letrat me teori të reja në të cilën kishte arritur që të bashkonte teoritë historike, letrare dhe psikologjike nën emrin ‘’ Teoria e Imagjinatës dhe Hijes ‘’ ku bënte thirrje për metodologji gjithë përfshirëse të kritikës letrare.
Ndërsa në vitin 1947, Seid Kutub orientohet drejt Islamit ku edhe fillon që të bëjë thirrje për një rizgjim të Islamit në shpirtrat e njerëzve dhe për një kuptim të ri të Islamit. Kjo edhe e shtyri që të bënte komentimin e Kurani t nën titullin ‘’ Nën hijen e Kuranit ‘’, që llogaritet si komentimi më i mirë bashkëkohorë në të cilin autori arrin që të sjellë kuptime të reja dhe të e komentoje Kuranin në frymën e lëvizjeve për përmirësimin e vendit dhe për rizgjimin e Islamit në shpirtrat e njerëzve.
Nuk ishte i orientuar që të nxjerrë dispozita për njerëzit apo që të merret me gjykimin e tyre por orientimi dhe qëllimi i tij kryesor ishte që njerëzve të ua bënte të qartë se çka do të thotë ‘’ S’ka Zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Allahut xh.sh’’ duke synuar që të ua sqaronte njerëzve se kjo do të thotë që e tërë jeta jote duhet të jetë konform asaj që Allahu e ka obliguar.
Seid Kutub, Allahu xh.sh e mëshiroftë, ishte kundërshtues i madh i injorancës bashkëkohore që kishte kapluar Egjiptin dhe botën arabe në përgjithësi, ai e kishte definuar shoqërinë injorante si ‘’ Çdo shoqëri
që nuk është e sinqertë në adhurimet ndaj Allahut xh.sh, dhe që besimin ndaj Tij nuk e reflekton në të gjitha sferat e jetës si në ato tradicionale e deri tek kushtetuta e vendit ‘’.
Është autor i shumë veprave, veprat e tij që i kishte shkruar në fillim të jetës së tij publicistike dhe letrare vërehen qartë se përmbajtja e tyre është më shumë e orientuar nga aspekti letrar duke filluar me poezi, proze, fabula, kritika të ndryshme letrare etj, ndërsa më vonë ai ndryshon rrënjësisht duke u përqendruar tërësisht tek ideologjia bashkëkohore e Islamit dhe tek nxjerrja e kuptimeve të reja të kuptimit të Islamit e ndërsa kjo vërehet qartë dhe në simpoziumet që ai merrte pjese ku masa e madhe e njerëzve mbetshin të habitur nga këto ide të reja, e në veçanti ai kishte ndikim të madh tek studentet dhe të rinjtë në përgjithësi.
Prej veprave të tij më të njohura mund të veçojmë :
* Nën Hijen e Kuranit.
* Kjo Fe.
* E ardhmja për këtë Fe.
* Shenjat në rrugë.
* Veçoritë e perceptimit të Islamit.
* Pamja artistike në Kuran.
* Islami dhe problemet e qytetërimit.
* Drejtësia shoqërore në Islam.
* Paqja ndërkombëtare dhe Islami.
Tregohet se arsyeja kryesore për kthimin e tij drejt Islamit ishte vrasja e Hasan El-Bennas. Në këtë kohë ishte në Amerikë dhe në një mëngjes kishte dëgjuar kambanat e kishës, i habitur me këtë kishte dal për të pyetur se çfarë feste ishte ngase në kalendarin shtetërore nuk kishte ndonjë festë në atë ditë. Kur doli në rrugë u habit edhe më shumë kur pa njerëzit se si kërcenin, këndonin dhe uronin njëri tjetrin, e kur i pyeti se pse ishte i tërë ky gëzim ata i thanë se: Sot është vrarë armiku më i madh i perëndimit dhe i Amerikës. Sot është vrarë në Egjipt udhëheqësi i përgjithshëm i vëllezërve mysliman. Sot u vra Hasan El-Benna.
Kjo e kishte bërë që të habitet ngase nuk e kishte njohur Hasan El-Bennan si të tillë andaj edhe ia bëri obligim vetës që me tu kthyer në Egjipt të fillonte kontaktet dhe lidhjet me Lëvizjen e Vëllezërve Mysliman.
Ndërsa rreth synimeve të Amerikës dhe të perëndimit në përgjithësi rreth asaj se si e dëshirojnë Islamin, Seid Kutub shprehet kështu:’’ Amerika dhe perëndimi nuk e dëshirojnë Islamin i cili merret me luftimin e kolonive por ata e dëshirojnë Islamin i cili merret me luftimin e komunizmit, thjeshtë ata nuk e dëshirojnë Islamin që të udhëheq por që të jetë i udhëhequr. Ata e dëshirojnë Islami të jetë pro-amerikan dhe të jetë i angazhuar me avdesin dhe atë që e prish avdesin ndërsa çështjet e myslimanëve dhe të shtetit dëshirojnë që të jenë sa më larg udhëzimeve të Islamit ‘’.
Për herë të parë u burgos në vitin 1954 për shkak të kundërshtimeve që kishte ndaj Xhemal Abd En-Nasir dhe qëndrojë në burg vetëm dy muaj, në po të njëjtin vit burgoset për herë të dyte dhe gjykohet me 15 vite burgim ndërsa në vitin 1964 lirohet nga burgu për shkaqe shëndetësore.
Në vitin 1965, Abd En-Nasir ishte në një vizitë në Moskë dhe prej atje jep urdhër për burgosjen e Seid Kutubit nën akuzën për komplot ndaj tij. Në po të njëjtin vit gjykohet me ekzekutim derisa ishte i burgosur në burgun ushtarak.
Shumë shtete dhe shumë personalitete të asaj kohe kishin kërkuar nga Mbreti i Egjiptit që të mos bëhej ekzekutimi i tij, e një prej tyre ishte edhe Mbreti i Arabisë Saudite, Fejsal Ibn Abd El-Aziz Al-Saud i cili kërkonte që të mos ekzekutohej. Abd En-Naseri jep urdhër që ai të ekzekutohej herët në mëngjes ndërsa Mbretit Fejsal i kërkon falje duke iu arsyetuar se gjoja telegrami i kishte arritur pas ekzekutimit.
Disa herë i ishte kërkuar që të shkruante së paku një fjali në të cilën, edhe nëse këtë e bënë tërthorazi, kërkon fjale ndërsa ai ishte përgjigjur:’’ Me të vërtetë gishti i cili dëshmon se s’ka Zot tjetër përveç Allahut xh.sh nuk mund të shkruaj as edhe një fjalë të vetme në kërkim të faljes. Nëse unë jam burgosur me të drejtë atëherë do ta kryej burgun e nëse jam burgosur pa të drejtë atëherë unë jam më me vlerë sesa të kërkuarit falje nga padrejtësia ‘’.
Vrasja e tij e tronditi botën, botën arabe dhe atë islame e tronditi nga pikëllimi dhe nga mërzia ndërsa botën perëndimore, sionistët, komunistet dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tyre i tronditi nga gëzimi për vrasjen e tij.
Armiqtë e Islamit menduan se me vrasjen e tij do të përfundonte çdo gjë por ata u gabuan shumë pasi që vrasja e tij ishte pikënisje që njerëzit të merren me leximin, studimin, shkrimin, përkthimin e jetës, librave dhe ideologjisë së tij. Menjëherë pas vrasjes së tij shumë studiues u morën me të, shumë tema diplomimi u shkruan rreth tij, shumë libra u botuan mbi jetën dhe veprën e tij, ndërsa vetëm ditën e së nesërmes pas vrasjes së tij me qindra e mija gazeta anë e mban botës kishin nxjerrë numër special që i kushtohej tërësisht jetës dhe veprës së Seid Kutubit.
Kështu shumë ndodhë kur padrejtësisht mundohesh të e shuash ndonjë prej kandilave të kësaj feje, ajo përpjekje vetëm sa e shton dritën e saj edhe më shumë.
Përgatiti: Artan Musliu
EDITOR
12 years ago
previous article
Namazi i të burgosurit
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
5 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
5 days ago