MONOGRAFI ESEISTIKE PUBLICISTIKE DHE HISTORIKE
Kim Mehmeti:  “Shkupi” (Ese historike)
Shkruan: Qerim  Pllana-Toplica
“Qytetet janë vendbanime në përgjithësi dhe janë edhe përmallime të sotmes për kohët e shkuara, ato janë edhe orvatje të pafundme të sotmes-të cilat ngutas bëhen të kaluara–që të mbeten me diçka të vulosura mbi korën e tokës, autori Kim Mehmeti.
Në organizimin e Lëvizjes Vetëvendosje, këtyre ditëve në Bibliotekën Kombëtare Universitare të Prishtinës, u promovua libri i autorit, (romansierit, tregimtarit, eseistit, polemizuesit, publicistit dhe përkthyesit), z. Kim Mehmet, Monografia (ese historike) kushtuar Shkupit historik. Monografia në fjalë “Shkupi”, nuk është tekst i cili i kushtohet si vendlindjes së autorit, shkruar me mall dhe emocione, dashuri për vendlindjen as nostalgjisë, nga se njeriu i cili pjesën më të mirë dhe  herë-herë më të dëshpëruar e kaloi në qytetin e tij jo të lindjes, por të jetës madhore, sepse autori vjen nga fshati i tij i lindjes Gërçec, atypari Shkupit ku jeton dhe punon.
Përkundrazi, në monografi bërthama ngërthehet në formë eseve, por eseve historike në t`kaluarën e themeluar diku larg në lashtësinë ilire, më një rrafsh shumë domethënës dhe mjaft tërheqës, sidomos për shumë pushtues të kohës, si qendër e Dardanisë-Ilirisë, dardanëve, fiseve ilire pirustë e penset, ilire-maqedonase, pellazge dhe dakëve të Dakisë së lashtë. Dikur, por edhe sot, për Shkupin pasardhësit e ish-Perandorisë Otomane përbehen si në Stamboll, Sarajevë dhe Jeni Pazar…
Shkupi sipas të dhënave historike është pushtuar dhjeta herë dhe po aq herë është çliruar (çoftë nga ilirët dardanë, shqiptarët dhe prapë shqiptarët në kohën e re dhe më të renë). Që do të thotë se qyteti ka një histori mjaftë interesante, të begatë por kohë pas kohe dhe një histori tejet të dhimbshme, për popullsinë e cila e popullzoi qysh nga themelimi i qytetit, dikur më të madhit me numër shqiptarësh dhe shtrirje gjeografike në themelet ku ai u ndërtua në parahistori dhe u zhvillua gjatë historisë herë-herë një si legjendë heronjsh dhe dëshmorësh autokton, nga Filipi e Aleksandri i Madh, te Pite Gule,  Hasan begu Prishtina e deri te Nënë Tereza e Tahir Sinani…
Libri është ndarë në kapituj, duke filluar nga kapitulli i parë: (I),“Qytetet”, faqe 7. Kapitulli II, Për banorët që vijnë e shkojnë.., f. 61, K. III, Nënshkrime mbi Tokë, f. 101. K. IV, Religjionet fole të ngrohta për shpirtin.., f. 137. K. V, Si portrete të gdhendura në gurë.., f. 189, K. VI, “Zorraxhinjtë dhe katunarët”.., f. 213,  dhe K. i VII, E sotmja që duhet ndërmend të kaluarën .., f. f. 239.
Libri hapët me shkrimin: “SHKUPI” (Ese historike), Botim i Logos-a, për të vazhduar në f. q. 4,  Biblioteka: Botime të Veçanta, Për botuesin: Adnan Ismaili, Kryeredaktor: Husamedin Abazi, Redaktor Afrim Gashi, redaktor gjuhësor Xhabir Ahmeti dhe Redaktor artistik, Halil Berisha.
Brenda tekstit të monografisë gjendën 148 ilustrime, fotografi dhe peizazhe, duke përfshirë nga më të vjetrat, deri në ditët e sotme. Nën secilin ilustrim, foto dhe peizazh, ka si p. sh. Shkupi shqiptar, ose Ura e Gurit mbi vardar, kalatë,  faltoret myslimane, xhamit, teqetë, kishat ortodokse, katolike, manastiret dhe numri tjetër i ilustrimeve, fotove, peizazheve më karakteristike për një qytet, siç ishte dhe sot siç nuk është më ai Shkupi shqiptar, dikur qendra më e madhe historike, politike, diplomatike kulturore dhe ekonomike  ilire-shqiptare..!
Shkupi në kohën e Dardanisë si qendër i njohur për pjesën Lindore të Ilirisë (Dardanisë), Shkupi i pushtuar nga Perandoria Romake, Bizantine Otomane, Bullgare, Serbe dhe pushtuesve tjerë. Si qendër e perandorit Justiniani, qendër ekonomike, tregtare, politike, kulturore dhe historike. Shkupi në kohën e re dhe më të renë historike, pra Shkupi sot kryeqytet i ish-Republikës të ish- Jugosllavisë, Maqedonisë, (problem me emrin nga ana e Greqisë), i mbushur me parti dhe një lloji pluralizmi të rrejshëm maqedonas-sllavë-ortodoks, me më pak banorë shqiptarë të ndjekur historikisht në Turqi, Greqi, Shqipëri dhe nëpër botën arabe, në veçanti nga shekulli i XIX dhe XX, por edhe në Shkupin e aktualitetit!
Shkupi sipas autorit, del të jetë qyteti më i dashur, më i afërt dhe më kombëtari si  qytetet, Tiranë, Prishtinë, mbase sipas meje, Manastir, Janinë. Jo pse hapësira gjithëkombëtare nuk ka qytete më të dashura, më të bukura dhe më të lashta dhe  më rrënjë e taban historik, por pse këto qytete të mëdha shqiptare kishin dhe tani kanë një të kaluar të bujshme dhe të veçantë historike. Një lidhje të fuqishme gjenealogjike kombëtare, historike, kulturore dhe në veçanti një të kaluar të veçantë të tyre historike, kulturore dhe shkencore. Pa i lënë anash Shkodrën, Beratin, Gjakovën, Gjirokastrën sidomos Vlorën, Elbasanin, Ohrin, Prizren e Tetovë Preshevë e Komanovë, Mitrovicë, Jeni Pazar,Vushtrri, Skenderaj, Pejë e Deçan, Kaçanik, Ferizaj e Reçak dhe qendra, qytete dhe vende të tjera të shenjta si Prekazi, Gllogjani, Reçaku, Lubeteni, Hasan Begu etj.
Mënyra e promovimit të monografisë Shkupi, të autorit Kim Mehmeti, kësaj monografi me rëndësi historike nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, ishte përgatitur në një mënyrë të veçantë, duke u ikur mënyrave të promovimeve të deritashme klasike. Z, Glauk Konjufca deputet dhe nënkryetar i kuvendit të Republikës së Kosovës, ulur njëri pranë tjetrit me autorin, zhvilluan bashkëbisedimin nga e para, ideja për përgatitjen dhe arritjen me sukses të përpilimit, shkrimit dhe botimit të monografisë Shkupi ese historike. Nga ideja për librin me 264 faqe, një ser ilustrimesh, foto-peizazhesh dhe fotografish më karakteristike të qytetit, në të cilin autor jeton, punon, shkruan dhe çdo ditë. Ai çdo ditë ecejaket dhe të metat e politikës shqiptarë, luftën për pushtet dhe grindjet për Tetovë, Dibër, Kërçovë, Gostivar e Kumanovë, i shpalos, por ata aspak për Shkup e Manastir s`u ha palla..!
Mënyrë e bashkëbisedimit, pyetjeve dhe ngacmimeve të autorit, lë përshtypjen e një promovimi vërtet modernë dhe të veçantë. Autori, Kim Mehmet, meqë z. Konjufca e kishte të lexuar librin, i parashtroj plotë një orë pyetje dhe nën-pyetje prej më të ndryshmeve. Autori dha idetë, mendimet dhe vlerësimet jo gjithaq, siç e theksoi disa herë të anës historike, toponimisë, themelimin, gjenezën dhe zhvillimin historik të Shkupit, sa çështjet e anës vështruese në aspektin eseist, analizues dhe në veçanti kritikën dhe analizën kritike, rreth aktualitetit të pranishëm dhe gjendjen e dekadave të fundit të banorëve shqiptarë në Shkup. Siç e theksoi disa herë, se banorët shqiptarë janë shtyrë larg nga qendra në periferi me politikën e ndjekjes politike dhe strategjike të pushtetit maqedonas, duke filluar nga pas Lufta e Dytë Botërore, në veçanti tri dekadave të fundit, ose nga korriku  1963-64 dhe 1981!
Shkupi ka përjetuar dhe është duke përjetuar një deshqiptarizim politik, ekonomik, kulturor dhe në veçanti psikologjik, falë “politikës së mahallave”, thekson autori. Duke u ndalur në çështjen e feve pa dallim, por duke i dhënë një vlerësim paksa më të veçantë fesë islame tek shqiptarët, të cilët me xhelozi e ruajtën  përkatësinë e tyre autoktone. Meqë siç thekson z. Kim, dy fetë e tjera u asimiluan shumë prej tyre në grekë, sllavë, kroatë, serbë etj. Pavarësisht se shumë shqiptarë të fesë islame me shtetësi turke, u ndoqën dhe gjetën strehim në Turqi dhe në botën arabe gjatë shekujve XVIII, XIX dhe XX-të, sot pavarësisht përkatësisë fetare shqiptarët bredhin anekënd botës edhe si shkak të politikës së grindjeve ndër-shqiptare…
Tani siç tha autori, Shkupi dikur qendra më e madhe shqiptare i çliruar disa herë nga shqiptarët është kah përjeton një lloj geto të ndjekjes jo sall në periferi, por ikjes në qytetet si Tetovë, Gostivar, Kumanove etj, nga politika antishqiptare e maqedonasve, duke i shfrytëzuar grindjet, naivitetin politik dhe jo strategjik të elitës politike shqiptare që nga i pari deri i fundit.
Pas një orë bisede me autorin, një orë tjetër për të pranishmit filloj debati në lidhje me esencën dhe përmbajtjen, mënyrën e shkrimit të monografisë, për të cilën një numër i të interesuarve për autorin shtruan pyetje dhe morën përgjigje nga z. Kim Mehmeti. U përmend çështja para dhe pas tërmetit të 26 korrikut të vitit 1963. Invazioni  politik i popullzimit të Shkupit i cili më në fund u nda në dy pjesë, Shkupin shqiptarë dhe atë maqedonas me kufirin e lumit Vardar. Kur edhe filloi getoja e shqiptarëve, duke u ndjekur nga qendra për në periferi. Në fund, autorin e rrethoi masa, duke i kërkuar secili nga një monografi! Për çka autori nuk ngurroi t`u shpërndante, por pa pasur mundësi të paktën t`ua nënshkruante nga një paragraf në monografitë e shpërndara për të pranishmit.
Me z. Kim, autori i këtij shkrimi këmbyem nga një libër. Unë e shpërbleva më përmbledhjen time të parë, botuar më 1992 me poezi: “Erërat (luftërat) që s`prajnë”, kurse z. Kim më shpërbleu me monografinë ‘Shkupi”, për të cilën u bë fjalë në këtë vështrim, pa u futur në aspektin gjenealogjik, historik, shkencor, toponomastikë, didaktikë dhe filozofikë të monografisë Shkupi. Në promovim ishin të pranishëm z. Albin Kurti, kryetar i Vetëvendosjes, i ati Zajm Kurti, studentë dhe intelektualë, një pjesë e Kryesisë me disa deputetë dhe pjesë elektorati të Lëvizjes Vetëvendosje. Ndaj mendimin se promovimi i këtij libri me formën e debatit me autorin, monografi për Shkupin z. Kim dhe auditorin, u zhvillua me plotë sukses.
Pra, autori thekson: “Qytetet janë edhe ndërmendje e të parëve që janë rrënjosur aty dhe orvatjeve të sotme të shënojnë me diçka vetveten aty ku jetojnë”, autori. Ky është Shkupi ynë dhe i një populli tjetër ardhacak, i cili vetën, (origjinën e tij) e ka të ngatërruare e të pashpjeguar! Por pikërisht pse nuk e njeh origjinën mllefin shumë më shumë e shpreh ndaj fqinjëve, si fëmija që nuk i njeh prindërit e vërtetë, për mall, dashuri, vuajtje dhe mllef i urren moshatarët në shkollë dhe përrreth…
Ky pra është Shkupi ynë dhe i autorit të monografisë z. Kim, monografive tjera të shkruesve, por jo shqiptarë, për të djeshmen, të sotmen, pa e ditë se cili do të jetë  fati i këtij qyteti ilir-dardan-shqiptar, dhe i atyre që më çdo kusht duan të bartin, dhe të krijojnë fytyrën e tyre të pamundshme! Ky pra ka qenë, është dhe do të jetë përjetësisht Shkupi, përderisa të frymën një i vetmi shqiptar në te, or vëlla Kim. Shkupi nuk guxon të jetë geto, as të ketë fatin e veriut të Mitrovicës apo të Berlinit..!
*(Autori i njohur për masmedian kombëtare dhe ndërkombëtare) Prishtinë, mars 2013.