Kjo është ndoshta e para dhe e vetmja mënyrë për të mposhtur uraganin mbinjerëzor Lionel Messi…përmes një portieri robot.
Messi është vënë përballë ‘makinës’ japoneze pasi ka realizuar pa gabimin më të vogël 57 gola vetëm këtë sezon.
Talenti argjentinas, që konsiderohet një nga futbollistët më të mirë në histori dhe si një fenomen i pakrahasueshëm me asnjë tjetër u vu përballë portierit robot gjatë një ndeshjeje bamirësie në një TV japonez dhe çuditërisht për të, iu desh të humbte dy penallti përpara se të shënonte.
Në fund të fundit tregoi se është njerëzor…
(gazeta-Shqip.com)